E Diel, 1 Nëntor 2026

PD: Opozita se ndal dot referendumin, kërkon të fshehë trafiqet

Tiranë- Partia Demokratike ka lëshuar sërish akuza në drejtim të opozitës, duke thënë se po përpiqet të ndalojë referendumin për heqjen e imunitetit.

Gjatë një deklarate për mediat, zëdhënsëja e PD- së, Silvi Bardhi,u shpreh se deklaratat e Partisë Socialiste se do të kërkojë referendum mbi kufirin detar bien tërësisht ndesh me Kushtetutën e vendit.

Me këtë dekleratë, Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama dhe klubi i miliarderëve në kryesinë e Partisë Socialiste, provojnë se për të kundërshtuar heqjen e imunitetit janë gati të dhunojnë Kushtetutën e vendit dhe të shkelmojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Ky qëndrim kërcënues ndaj mbajtjes së referendumit popullor për heqjen e imunitetit arriti kulmin pasi në përputhje me ligjin,- tha Bardhi.

Më tej ajo ka thënë se sipas ILDK- së deputeti socialist Sadri Abazi ka deklaruar 50 milionë dollarë pasuri, e cila sipas Bardhit, ka ardhur si pasojë e lejeve të ndërtimit që i ka dhënë Rama gjatë kohës që ishte në krye të Bashkisë së Tiranës.

Nga kjo pasuri prej mbi 50 milion dollarë vetëm ndërtime me leje të kryetarit Rama por dhe pa leje fare, janë rreth 7 mijë metër katrorë, kurse të tjerat, të ardhura nga kompani USLUGA që përdor imunitetin e Presidentit të saj, zotit Sadri Abazi për fitime përrallore. Ky person ka edhe 11 veprimtari të tjera në ndërtim e sipër. Ato që janë deklaruar janë vetëm maja e ajzbergut të pasurisë së tij,- vijoi zëdhënësja e PD- së.

Në përfundim ajo ka deklaruar opozita e kundërshton heqjen e imunitetit, sepse do të fshehë pasuritë e vënë në mënyrë kriminale.

/IDEA/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›