E Shtunë, 31 Tetor 2026

ERE: TAP, pike dalje per gazin ne Shqiperi

Pavaresisht se tregu shqiptar nuk ka nje kerkese fikse per gaz, vendimi i fundit i 3 autoriteteve rregullatore te vendeve qe perfshihen ne projektin e gazsjellesit Trans-Adriatik, i jep mundesine edhe Shqiperise qe te kete degezimin e saj. Keshtu e shpjegojne ekspertet e pales shqiptare, aktin e firmosur dy dite me pare mes enteve respektive te Italise, Shqiperise dhe Greqise. “Ka qene nje nga pikat e forta te pales sone, qe cfaredolloj kerkese qe te kete per gaz, TAP-i ta lere ne Shqiperi nje pike dalje”, ka shpjeguar per mediat perfaqesuesi i ERE-se, Shkelqim Bozgo. Duke pohuar keshtu se nga vendimi i lartpermendur i krijohet mundesi Shqiperise te kete piken e daljes se gazit nga tubacioni dhe furnizimit me gaz, pikerisht ne baze te marreveshjeve te lidhura nga qeveria me projektin TAP. Nga ana tjeter, Bozgo, ka argumentuar edhe perfitimet e tjera nga ky i fundit. “Ky si tubacion, ben nje lidhje shume te mire te tregut shqiptar dhe atij grek, e ne teresi te gjithe tregut te Evropes Juglindore me tregun italian te gazit, i cili eshte nje treg shume i zhvilluar dhe shume likuid, cka do te thote se tregu shqiptar ka shanse shume te mira per te patur rruge shume te shpejta zhvillimi”, theksoi me tej ai. Duke perfunduar me cilesimin tjeter, se nenshkrimi i marreveshjes se fundit mes autoriteteve rregullatore te tre vendeve te perfshira ne projektin TAP, e kompleton kete te fundit, ne garen kundrejt rivalit te tij Nabuko, per te transportuar gaz nga fusha e Shah Denizit drejt Evropes. Kujtojme se me nenshkrimin e marreveshjes per hapjen e degezimeve nga tubacioni kryesor per furnizimin ne tre vendet Shqiperi, Itali e Greqi projekti i gazsjellesit Trans Adriatik, ka bere nje tjeter hap perpara drejt konkretizimit si projekt fitues.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›