Bizneset drejt falimentimit, nuk likujdojnë bashkinë e Përmetit
Për shkak të krizës, bizneset e vogla në Përmet e kanë ndërprerë marrëdhënien e likujdimit me Bashkinë. Ata nuk po paguajnë më detyrimet, pra taksat e aktivitetit të tyrë në Bashki.
Autoritetet e këtij pushteti vendor kanë evidentuar mbi 55% të bizneseve që nuk janë paraqitur pranë zyrave të Bashkisë për të shlyer detyrimet edhe pse veprojnë taks-forca për mbledhjen e taksave. Nënkryetari i bashkisë së Përmetit, Vasil Pano, tha se nga mosmbledhja e taksave, të ardhurat e Bashkisë po kërcënohen.
Por një tjetër problem i aktivitetit ekonomik në këtë vend, është ai mosidentifikimit të biznesve. Kjo sepse një pjesë e bizneseve kane shpallur falimentimin, nderkohe qe aktiviteti ekonomik i tyre eshte ende aktiv.
Në këtë rast, vjelja e detyrimeve është e vështirë. Bashkia e Përmetit thotë se do të marrë masa ndaj këtij fenomeni të fshehjes së aktivitetit, sepse sic thonë këto autoritete, shuma e debitorëve kap shifra te larta.