E Diel, 1 Nëntor 2026

Regjistrimi i bizneseve, QKR: Në Fier 800 biznese të reja

Emigrantët e kthyer janë më tepër të orientuar të hapin një biznes të ri. Në qytetin e Fierit, sipas statistikave nga Qëndra Kombëtare e Regjistrimit në Fier, po rritet numri i qytetarëve që kërkojnë të hapin një biznes dhe numrin më të madh në këtë rast e zënë emigrantët.
 

Shifrat më të larta të regjistrimit të biznesve në këtë rast e zë muaji korrik dhe gusht i këtij viti. Drejtori i Qëndres Kombëtare te Regjistrimi në qarkun e Fierit, Haxhi Krasniqi, tha se interes për të hapur biznese kanë treguar edhe banorët e disa komunave të këtij qyteti ku vetëm në 6 muaj janë rregjistruar 800 biznese të reja.
 

Profili i biznesve është i ndryshëm, por për këtë qark mbizotërojnë dyqanet e veshjeve, ushimore, dyqane për tregtim pesticide. Por në masë janë regjistruar edhe biznese, kryesisht karburante dhe supermarkete brenda qytetit të Fierit. Në kontrast me krizën financiare, autoritetet e Qëndrës Kombëtare të Regjistimit thonë se bizneset në Fier janë në hapje dhe jo drejt falimentimit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›