E Diel, 1 Nëntor 2026

Zhdukja e Bleones policia drejt zbardhjes

Ekspertet Shume shpejt do te zbulohen arsyet e rrembimit te 6-vjecares

Policia eshte shume prane zbardhjes se zhdukjes se Bleona Mates me 22 maj te ketij viti. Burime policore thane per Shqip se jane grumbulluar mjaft te dhena ne lidhje me kete ngjarje madje edhe te dyshuar kryesore. Sipas eksperteve te Antikrimit kjo ngjarje do te ishte zbardhur me shpejt nese do te ishte vepruar qe ne momentet e para. Keshtu do te ishin gjetur me kohe gjurmet e rrembyesit. Po ashtu duke u nisur nga te dhenat ekspertet mendojne se ka dijeni per personin e dyshuar nga te aferm te vajzes. Faktet tregojne se vogelushja ka qendruar ne zonen e Durresit Tiranes te njohura si vende te ngulimeve te te ardhurve nga krahina te ndryshme te Shqiperise. Po sipas eksperteve brenda nje kohe te shkurter do te arrihet zbulimi i autorit dhe shkaqeve pse ai e rrembeu vajzen e vogel. Ka edhe fakte te tjera te cilat nuk publikohen per arsye hetimore por qe jane vene ne dispozicion te grupit te hetimit. Kjo ngjarje e ka shqetesuar opinionin publik por qetesisht policia ka kryer kontrolle dhe verifikime ndersa pervecse ne momentet e para nuk eshte dyshuar se vogelushja nuk jetonte. Ditet ne vazhdim do te sjellin surpriza hetimore rreth kesaj ceshtjeje e cila nuk konsiderohet rrembim.

Zhdukja e vogelushes Bleona Mata me 22 muaj te ketij viti ka angazhuar policine dhe prokurorine per vendndodhjen e saj. Grupi hetimor deklaroi se te gjitha pistat po verifikoheshin me hollesi ndersa pas rreth kater muajsh hetime ka persona te dyshuar por ende te pandaluar. Kohe me pare disa deshmitare rrefyen se 6-vjecarja Bleona Mata eshte strehuar per disa kohe ne periferi te Tiranes dhe me pas eshte transportuar ne qytetin e Durresit. Disa persona kane deshmuar se kane mesuar nga te afermit se vajza eshte strehuar per disa dite ne fshatin Paskuqan ne Tirane te nje familje me origjine nga Kukesi. Ne kete banese vajza e vogel eshte mbajtur deri ne momentin qe eshte transferuar per ne Durres. Ne qytetin bregdetar vogelushja mendohet se eshte pare per here te fundit. Megjithate nga keqyrja e ketij itinerari hetuesit nuk kane zbardhur asnje detaj interesant. Agjente te policise kane keqyrur banesat e dyshuara per ndonje prove te mundshme. Ajo cfare deklarojne burimet nga grupi hetimor eshte se po verifikohen te gjitha pistat qe kane te bejne me nje rrembim te mundshem. Dy jane rruget nga ku mund te kete kaluar vogelushja ne drejtim te Tiranes dhe ne drejtim te Kosoves. Dyshimet e hetuesve te ceshtjes kane vijuar per nje rrembim te mundshem nga banoret e fshatit Zapod ndersa nuk perjashtohen as te njohur te familjes Mata. Hetuesit e Krimeve te Renda kane kerkuar ne zonen ku u zhduk vajza dhe kane dokumentuar se vajza ka levizur rreth dhjete minuta nga kontakti i fundit me hallen. Pra nga momenti i ndarjes me shoqet dhe hallen ajo mendohet se ka pershkuar nje distance rreth 200 metra dhe mund te jete futur ne malin e fshatit Zapod.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›