E Diel, 1 Nëntor 2026

Bizneset e vogla dhe te mesme me pak te kredituara

Bizneset e vogla dhe të mesme kontribuojnë në rreth 73 për qind të prodhimit kombëtar, kanë numrin më të madh të të punësuarve, ndërsa janë bizneset më pak të kedituara.
Zëvendësministri i Ekonomisë, Enno Bozdo u bëri apel bankave që të kreditojnë këto sipërmarrje, në kushtet kur biznese të tilla janë motorr zhvillimi për vendin. 
Deklaratat e Bozdos, u bënë gjatë lançimit të projektit “Plan biznesi konkurues”‏. Për një periudhë 6 javore do të mblidhen aplikimet për ide të ndryshme biznesi të plotësuara on line.
Për tre planet e biznesit më të mira do të jepen çmime: Çmimi i parë, në asistencë teknike në vlerë prej 8000 euro, çmimi i dytë 6000 euro, çmimi i tretë 4000 euro për mbështetjen e mëtejshme të tyre për vënien në jetë të këtyre planeve të biznesit, vlera të cilat nuk janë në cash, por në formën e asistencës teknike.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›