Rriten eksportet e mallrave shqiptare ne muajin mars
Muaji mars ka shënuar një bilanc pozitiv përsa i përket eksporteve të prodhimeve shqiptare drejt vendeve të Bashkimit Evropian dhe më tej.Të dhënat më të fundit të Insitutit të Statistikave tregojnë se produktet “Made in Albania” gjatë muajt mars janë rritur me 10,2 përqind krahasuar me një muaj më parë.
E thënë kjo në vlerë, muajn e kaluar u eksportuan 16.7 miliardë lekë mallra nga 14.1 miliardë që u ekportuan gjatë muajt shkurt.
Mallrat që kanë shënuar vlerën më të lartë të eksportit janë ato të industrisë fasone me rritje 39 .6 përqind krahasuar me muajn shkurt si dhe grupi i materialeve të ndërtimit dhe metale me 36,4 përqind.
Ecuri pozitive kanë shënuar edhe importet pasi gjatë muajit mars vlera totale e mallrave të importuar ka qenë 44 milionë lekë, me një rritje prej 18.4 përqind krahasuar me shkurtin e këtij viti.
Përsa i përket importit të mallrave me akcizë ku 77 përqind të totalit e zë nafta dhe nënproduktet e saj shënoi ulje prej 2.5 përqind.