E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel e ashper me Holande Paktin Fiskal i Europes nuk do preket

Kancelarja gjermane Angela Merkel përmes deklaratave të saj në shtypin gjerman i ka dërguar kandidatit socialist francez për postin e presidentit mesazhe të qarta për të ardhmen e BE. Duke iu referuar premtimeve elektorale të Hollande, se nëse do të jetë në krye të Francës, do të bëje të mundur edhe ndërhyrjen në traktatin europian mbi paktin fiskal, Merkel i është përgjigjur se do të diskutojmë për rritjen, për planet e rritjes që do të jenë shtylla bazë e paktit fiskal dhe luftës kundër krizës, por ka shtuar ajo ky pakt nuk do të preket dhe do të lihet ashtu sic është, nuk mund të preket dhe as të rinegociohet. Për kancelaren gjermane, pakti fiskal që përfshin një koordinim të plotë, një kontroll të kryqëzuar dhe një forcim të politikave të kontrollit të shpenzimeve publike në vendet anëtare të Eurozonës, ka qenë fryt i negociatave të vështora, dhe nuk mund të vihet sërish në diskutim, ka thënë Merkel. Më tej ajo ka sqaruar se pakti fiskal nuk është i negociueshëm, pasi është firmosur nga 25 krerë të qeverive të BE. Por nga kandidati socialist francez ka ardhur përgjigja se nuk është Gjermania ajo që vendos për të gjithë Europën. Përkrah politikave të shëndosha të financave publike edhe tema e rritjes është e rëndësishme dhe prej kohësht është pjesë e rëndësishme e politikës tonë, ka theksuar Merkel duke shtuar se kjo nuk ndryshon asgjë në parimet bazë të politikës gjermane të stabilizuara në BE. Gjithsesi për të zbutur tonet e saj ndaj Hollande, Merkel ka thënë se si kancelare e Gjermanisë do të punojë mirë me këdo president të ardhshëm francez. Unë kam mbështetur Sarokozinë, pasi i përkasim të njëjtës familje të partive europiane, ka theksuar Merkel. Përmes këtyre mesazheve Angela Merkel ka shprehur edhe një farë distance të Berlinit, për tu përgatitur për një humbje të mundshme të presidentit aktual francez, Sarkozy.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›