E Shtunë, 31 Tetor 2026

SP zhvlereson ekonomine spanjolle

Agjencia e vlerësimit të kreditit S&P ka zhvlerësuar aftësitë paguese të borxhit spanjoll duke e ulur atë në klasifikim me dy nota, nga A në BBB+, ndërkohë që ka parashikuar se edhe perspektivat e Spanjës janë negative. Për agjencinë ekziston rreziku  që madridi të detyrohet të rrisë më tej borxhin publik dhe duke  mbështetur sistemin bankar i cili aktualisht gjendet në vështirësi. Ekonomia spanjolle është vlerësuar me një rënie me 1,5% për vitin 2012 dhe 0,5% në vitin 2013.
Ndërkohë që të dhënat statistikore të vendit raportojnë një rritje rekord të normës së papunësisë  e cila për tremujorin e parë të këtij viti ka arritur në 24,4%, niveli më i lartë në 18 vitet e funditpak ditë më parë  parlamenti spanjoll miratoi buxhetin më të shtrënguar që nga viti 1970 pas raportimit të rezultateve zhgënjyese të tremujorit të parë.   Ndërkohë qeveria në Spanjë premton se do të ulë këtë vit deficitin në 5.3% të ekonomisë dhe në vitin e ardhshëm në 3%. Në fund të vitit të kaluar deficiti në Spanjë u mbyll në 8.5%.  
Ndërsa agjencia e vlerësimit të kreditit S&P, në raportin ku argumenton zhvlerësimin parashikon që në këtë vit deficiti në Spanjë të jetë 6.2%, dhe në vitin 2013 në 4.8% të prodhimit të brendshëm bruto. Ndërsa analistët paralajmërojnë se ky nuk është zhvlerësimi i vetëm për Spanjën në këtë vit dhe do të ketë zhvlerësime edhe për vendet e tjera të eurozonës. Ata thonë se programet e shtrëngimit të ekonomisë kanë futur eurozonën në spiralen e recesionit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›