E Diel, 1 Nëntor 2026

Bizneset eksportuese kundër TVSH, nuk rimbursohet në kohë

Bizneset eksportuese ngrenë shqetësimin se burokracitë shtetërore, si pasojë e mos zbatimit të ligjit rrisin kostot e tyre në punë, duke punësuar një person të veçantë, për të mbuluar këto procedura. Një nga biznesmenët e kësaj fushe, Alban Zusi shprehet ka

një sërë ligjesh të miratuara nga qeveria që janë favorizuese për sipërmarrjet private, por nuk zbatohen. Sipas tij nuk gjen zbatim siç duhet, rimbursimi i tatimit mbi vlerën e shtuar, nuk aplikohet prova tre mujore kur merret në punë një punonjës, por kërkohet menjëherë sigurimi i tij, etj. Sikur të zbatoheshin ligjet në fuqi, ne do të na reduktoheshin 20-30% të kostove tona të punës, shprehet Zusi. Një fond prej 10 milion euro do të shpërndahet brenda këtij viti, për bizneset kryesisht fasonist që kanë nevojë të zhvillojnë  aktivitetin e tyre me qëllim rritjen e punësimit. Në bazë të këtij projekti, çdo biznes do të mund të përfitojë deri ne 500 mijë euro, me një interes vjetor prej 3 %. Një zyrë e posaçme në Ministrinë e Ekonomisë do të merret me aplikimet e biznesit dhe me miratimin e kredive, të cilat do të shpërndahen në pesë banka të nivelit të dytë. Mbështetja e biznesit me kredi të buta është një masë e nevojshme, në kushtet kur bankat kanë shtrenjtuar ndjeshëm normat e interesit.  Eksportuesit janë sektori, i cili ka ndjerë efektet më të mëdha nga kriza ekonomike globale dhe kanë nevojë për lehtësira fiskale për të rimarrë veten. Qeveria ka një fond prej disa milionë euro për të stimuluar bizneset e fasonëve, i cili duhet të shpenzohet brenda këtij viti, duke presupozuar marrjen e kredive prej tyre deri në 500 mijë euro për investime, rinovim të teknologjisë, blerje makinerish etj. Një gjë e tillë është plotësisht e merituar nga ana e biznesit të sektorit të material-porositësit, pasi ai punëson shumë njerëz dhe sjell mjaft të ardhura për qeverinë nga pagesat. Sipas studimit mësohet se vonesat në rimbursimin e TVSH kanë një ndikim të lartë në nivelin e likuiditetit për afro 35% të ndërmarrjeve të intervistuara. Nga 250 biznese që u përfshinë në studim, rezultoi se vetëm 16% prej tyre e merrnin rimbursimin e TVSH-së brenda afatit ligjor prej 30 ditësh. Rezulton se mosrimbursimi i TVSH është një problem veçanërisht i theksuar tek ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›