Skema e pensioneve drejt falimentimit, ja shkaqet e kolapsit
Skema e pensioneve rrezikon të falimentojnë në një afat të shkurtër. Kolapsi nis nga raporti mes kontribuuesve dhe përfituesve. Aktualisht raporti kontribuues me përfitues është 1. 4 me 1 ndërkohë që duhet të jetë tre kontribuues për një përfitues.
Një tjetër efekt negativ në skemë është regjistruar nga ulja e masës së kontributit nga punëdhënësit. Kontributet u ulën me masën 14 për qind me qëllim rritjen e numrit të deklaruesve, pro nuk ndodhi. Në skemë u shënua një efekt negativ i dyfishtë, ulja e shumës së kontributeve dhe ulja e kontribuuesve për shkak të mungesës së deklarimeve. Para ndërhyrjes në skemë dhe kur të gjithë balancat ishin në rregull buxheti i shtetit financonte skemën me 55 milion euro në vit, shumë kjo e derdhur për fondin e pensioneve vetëm për vitin 2009. Vështirësitë e skemës janë paralajmëruar edhe nga Banka Botërore, cila pohon se edhe kriza financiare do të efekte në këtë skemë duke sjellë përkeqësimin e gjendjes financiare.
Skema
Burime me ISSH bëjnë të ditur se gjatë vitit 2010 është shënuar një ulje e konsiderueshme në të ardhurat në skemë, por nuk është përcaktuar ende në shifra vlera. Sipas të njëjtave burime mësohet se aktualisht në skemë financojnë 1.4 kontribuues për 1 pensionist, por për të funksionuar skema duhet të paktën të derdhin kontribute tre të punësuar për të plotësuar një pensionist. Sipas burimeve mësohet se skema e pensioneve mbetet në dorë të buxhetit të shtetit, i cili ka ana tjetër po kalon vështirësi të tjera. Pikërisht në kohën kur borxhi publik arrin në 60 për qind të produktit të brendshëm bruto dhe qeveria ka dalë në tregjet ndërkombëtare për të marrë një tjetër borxh, skema e pensioneve kërkon shpëtimin të buxheti i shtetit.
Banka Botërore
Rënia ekonomike globale do të ushtrojë trysni edhe mbi skemat publike të pensioneve të financuara, duke kufizuar, në të njëjtën kohë, kapacitetin e qeverive për t'i zbutur të dy këto efekte. Qeveritë po reagojnë ndaj këtyre zhvillimeve në mënyra të ndryshme. Alarmi është dhënë nga një studim i Bankës Botërore, i cili përfundoi në prill të këtij vitit. Ndërkohë skema e pensioneve në Shqipëri është disa herë më e hapur ndaj rreziqeve. Reformat e fundit në këtë skemë kanë përkeqësuar bilancet. Kështu ulja e kontributeve për punëdhënësit nga 39 për qind në 12 për qind, jo vetëm që nuk rriti numrin e deklarimeve që ishte parashikuar pati dy efekte negative. Numri i kontribuuesve ra dhe të ardhurat nga kontributet për skemën u përgjysmuan pas uljes së kontributeve për punëdhënësit. Nga ana tjetër skema e pensioneve mbulohet në një përqindje të konsiderueshme nga buxheti i shtetit, i cili në dy vitet e fundit rreth 66 për qind të produktit të përgjithshëm bruto i ka borxhe.
Humbjet në asete
Humbjet në vlerat e aseteve gjatë 12 muajve të fundit të raportuara nga fondet e pensioneve kanë qenë të konsiderueshme. Në vendet kliente me sisteme të mbuluara me fonde, këto humbje shkojnë nga 8% deri në 50%, bëjnë të ditur ekspertët e BB. Sipas studimit edhe pse këto humbje janë shqetësuese në periudhën afatshkurtër për pjesëmarrësit në skema, ato nuk duhen marrë si një tregues i performancës së përgjithshme afatgjatë të fondeve, e cila është perspektiva e rëndësishme për çdo sistem pensionesh. Madje, nga viti 1994 deri në fund të vitit 2007, në 13 vende për të cilat ka të dhëna, fondet e pensioneve të detyrueshme patën një normë vjetore reale kthimi 6% në vit. Edhe në vendet ku pensionet janë shumë të zbuluara ndaj luhatjeve të vlerës së aseteve financiare, në shumë raste pensionet minimale të garantuara i mbrojnë nga varfëria punonjësit me të ardhura të ulëta. Sigurisht, rënia e çmimeve të aseteve mund të vazhdojë t'i ulë ndjeshëm pensionet. Sipas BB vetëm një numër i vogël punonjësish do të dalin ne pension gjatë periudhës kur pensionet e tyre do të zvogëloheshin për shkak të rënies së vlerave të aseteve. Punonjësit që përballen me rënien më të fundit të pensioneve të tyre janë ata të cilëve u duhet të dalin në pension në mes të krizës dhe, në veçanti, ata të cilëve u është dhënë leja t'i transformojnë kursimet e tyre për pension në shumë vjetore.
Efektet e krizës në skemë
1. Ndryshimet e çmimeve të aseteve dhe rikuperimi i mundshëm në periudhën afatshkurtër
2. Pjesa e pasurisë së pensioneve që mbështetet nga asetet e llogarive individuale të mbuluara me fonde
3. Prania e pensioneve sociale minimale apo garancive që janë përfshirë në sistemin e pensioneve
4. Kërkesa dhe kuadri për llogaritjen vjetore të detyrueshme të tepricës së akumuluar në momentin e daljes në pension.
Ornela Manjani
Last Updated on E Shtune, 05 Qershor 2010 21:07