Çmimet e apartamenteve në stratosferë, 1200 euro metri katror
metër katror megjithatë krahasuar me çmimet mesatare të rajonit të Ballkanit për banesa megjithatë blerja e një shtëpie në Shqipëri duket e lehtë krahasuar me mesataren ballkanike prej 2-3 mijë euro metri katror. Sipas të njëjtave burime një tjetër faktor që ndikon në çmimet e larta te banesave janë problemet me lejet e ndërtimit pasi oferta për apartamente është e kufizuar ashtu sikundër limiti i lejeve të ndërtimit. Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Ndërtuesve, Ilir Hebovija, thotë se çmimet e larta të apartamenteve janë shkaktuar nga ndërtimet e pakta si rrjedhojë e lejeve të kufizuara të ndërtimit. Por ndërkohë që në Tiranë ulja e çmimeve të banesave konsiderohet e pamundur ndryshe duket se ka ndodhur në Vlorë apo në Durrës kryesisht për shkak të rënies së shitjes me 50 për qind. Ndërkohë sipas Bankës së Shqipërisë investimet e biznesit kanë rënë me 64 për qind gjatë katër muajve të parë të vitit 2010 dhe kjo rënie ka prekur kryesit sektorin e ndërtimit. Ulja e investimeve do të pasqyrohet në rritjen e papunësisë dhe në efektet e tjera zinxhirë që rrjedhin prej saj. Shifra është bërë publike në raportin e Bankës së Shqipërisë, ku mësohet se shkalla e ulët e shfrytëzimit të kapaciteteve në ekonomi, ritmet e ulëta të kredisë për investime dhe rënia e importit të mallrave kapitalë e të ndërmjetëm sinjalizojnë për një tkurrje të investimeve private. Sipas bankës, kërkesa për mjete monetare e sektorit privat vazhdon të jetë e ulët, duke reflektuar ngadalësimin e aktivitetit ekonomik. Ndërsa ritmi vjetor i rritjes së kreditimit për këtë sektor u ngadalësua më tej në 4.8 për qind në muajin mars. Kërkesa e bizneseve për kredi vazhdon të jetë burimi i vetëm i rritjes së kreditimit, ndërkohë që kredia për individë vijon të tkurret në terma vjetorë për të pestin muaj radhazi. Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe janë dhënë edhe sinjalet e para për një lehtësim të kushteve të kreditimit nga ana e bankave, por ky hap është ndërmarrë vetëm për bizneset e mëdha.