Rritet me 8 për qind kërkesa për naftë
Nafta ra të premten nga majat 3-javore në mbyllje të një dite më parë, pasi investitorët mbeten skeptikë se rritja e kërkesës në SHBA dhe rënia e depozitave, mund të mbysë shqetësimin për thellimin e krizës së borxhit të Evropës. Edhe depozitat e naftës bruto dhe të benzinës shënuan rënie. Tregtarët tani janë në pritje të shifrave të punësimit në sektorin jobujqësor amerikan, të cilat parashikohet se do të shënojnë muajin e pestë me rritje, si një tregues më shumë pozitiv për ti shtyrë më lart çmimet e naftës. Nafta bruto amerikane për korrikun ra 19 centë në 74,42 dollarë për fuçi, pasi kërceu lart deri 2,4 përqind të enjten, për tu mbyllur në kuotën 74,61 dollarë, caktimi më i lartë i tarifave të kontratave të parablerjeve që prej 1 majit. Nafta Brent e Londrës ra 15 centë në kuotën 75,26 dollarë për fuçi.
Teknologjia rrit Wal Street
Aksionet teknologjike, mes përfituesve më të mëdhenj të mëkëmbjes ekonomike, e udhëhoqën këtë rritje, me indeksin e gjysmëpërçuesve SOXX të Filadelfias që u rrit 1,2 për qind. Stoqet amerikane u rritën të enjten, të udhëhequra nga rritja në orët e fundit të tregtisë të aksioneve teknologjike, pasi investitorët presin një raport të mirë mbi nivelin e papunësisë, që publikohet të premten. Sidoqoftë, raporti i tregtimit ishte i ulët, përpara publikimit të shifrave të punësimit në sektorin jobujqësor që pritet. Microsoft fitoi 1,5 për qind, pasi shefi i saj ekzekutiv Steve Ballmer deklaroi se kompania do të vazhdojë të lulëzojë, megjithëse tranzicioni nga kompjuterët personalë tek pajisje të tjera përbën një tronditje potenciale. Indeksi mesatar industrial DoW Jones u rrit 0,06 për qind, indeksi S&P 500 u rrit 0,41 për qind, dhe indeksi i përbërë Nasdaq u rrit 0,96 për qind. Ndërsa tregjet në SHBA e kanë ndalur vrullin e orëve të para të tregtisë dhe dy indekset, Nasdaq Composite dhe S&P 500 janë kthyer sërish në territor negativ.