E Diel, 1 Nëntor 2026

Bizneset kundërshtojnë tatimin mbi të ardhurat

Fratari dhe Jaka: Ligji, absurd dhe i dëmshëm për biznesin
Ligji i miratuar dy ditë më parë në komisionin e ekonomisë për tatimin mbi të ardhurat, ka krijuar pakënaqësi në radhët e biznesit vendas. Ligji parashikon që çdo shumë që shkon për rritjen e kapitalit në një kompani ekzistuese shqiptare do të tatohet me 10 për qind nëse më parë nuk ka kaluar në sitën e tatimeve. Sipas ligjit të gjitha të ardhurat që hyjnë në llogarinë e një kompanie me qëllim shtimin e kapitalit të saj, do të jenë objekt i tatimit mbi të

ardhurat nëse ato nuk shoqërohen me faturat përkatëse që vërtetojnë burimin. Por kjo nga ana e përfaqësuesve të biznesit, është një veprim absurd i qeverisë shqiptare. Ata e kanë cilësuar ligjin si një sulm të drejtpërdrejtë në drejtim të bizneseve. Sipas tyre veprimet e qeverisë shqiptare po bien në kundërshti, me momentin kur kryeministri Berisha deklaron se Shqipëria është vendi me taksat më të ulëta në botë, pas bizneset paguajnë 10 për qind taksë dhe në rast se ndonjëri do të dëshironte që të shtonte kapitalin atëherë do i duhej që të paguante dhe 10 për qind të tjera. Sipas tyre miratimi i këtij ligji sjell edhe një konkurrencë të padrejtë ndërmjet bizneseve vendase dhe atyre tëhuaja, pasi në këtë rast bizneset e huaja do paguanin vetëm 10 për qind taksë, ndërsa biznesi shqiptar do të paguante 20 për qind. Gjithashtu bizneset deklarojnë se qeveria shqiptare me miratimin e këtyre ligjeve do ju jepte më shumë përparësi bizneseve të huaja që të vijnë dhe të investojnë në vendin tonë, se bizneseve tona për tu ringritur. Presidenti i KonfindustriasPër presidentin e Konfindustrias, Hajredin Fratari, ligji i miratuar në Komisionin e Ekonomisë për tatimin mbi të ardhurat, është një goditje e rëndë për biznesin vendas. Pasi sipas tij këto të fundit do ta kenë shumë të vështirë për të rritur kapitalet në mënyrë që të fuqizojnë biznesin, sepse më pas do u duhej të paguanin edhe një taksë tjetër. Ai theksoi se qeveria i ka ulur taksat por vetëm për biznesmenët e huaj dhe jo për ata vendas. Miratimi i ligjit mbi të ardhurat për shtimin e kapitalit, për mua është një ligj absurd, pasi bie në kundërshti me deklarata e kryeministrit se ne jemi vendi me taksat më të ulëta për biznesin. Deri diku kjo deklaratë qëndron por vetëm për bizneset e mëdha, u shpreh Fratari. Ndërsa theksoi se në të gjitha shtete e botës qeveritë po hartojnë ligje në të mirë të biznesit dhe jo në dëm të tij. Gjithashtu ai theksoi se qeveria shqiptare duhet që të ndihmojë biznesin për të dalë nga kriza ku është përfshirë. Fratari tha se një biznes i fortë do të thotë zhvillim ekonomik, ndërsa një biznes i dobët dhe në prag të falimentit sjell vetëm recension. Ligji i miratuar në Komisionin e Ekonomisë është ligj i papërshtatshëm dhe i padrejtë për bizneset. Në të gjitha vendet e tjera qeveritë po i vijnë në ndihmë bizneseve ndërsa në Shqipëri po ndodh krejt e kundërta, vijoi Fratari. Me të njëjtin mendim u shprehën dhe përfaqësues të tjera të biznesit, të cilët e quajtën një veprim të pavend, miratimin e ligjit, par tatimin me 10 për qind të rritjes së kapitalit, të cilët priten që të mblidhen brenda javës së ardhshme, për të diskutuar mbi ligjin dhe për ti kërkuar qeverisë lehtësira. Por ekspertë janë shprehur se sistemi i ri i taksimit e bën të interesuar biznesin që të marrë të gjithë faturat që diferenca midis çmimit te blerjes se mallit me shumicë, që do të blejë tek biznesi i madh, dhe shitjes me pakice te jetë sa më e vogël për të. Për Fratarin, ligji duhet të mosmiratohet, në mënyrë që të gjitha bizneset e vogla dhe të mëdha, të kenë mundësinë që të ngrihen, duke shtuar se kështu do të mund të krijohen sa më shumë vende të reja pune. Taulant Halili

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›