E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet i pajetë shqiptari në Janinë, në ballkonin e një godine në ndërtim

gjendet-i-pajeteGreqi- Një shtetas shqiptar është gjetur i pajetë në ballkonin e një godine në ndërtim në Janinë.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Ktismata pranë kufirit shqiptaro-grek.

Mësohet nga burimet e policisë se pranë trupit të viktimës është gjetur edhe një pasaportë që tregonte shtetësinë shqiptare.

Nuk dihet ende identitetei i viktimës apo arsyet e vdekjes së tij.

Ndërsa ka nisur hetimi për të gjetur shkaqet e ngjarjes, trupi i shqiptarit është dërguar në spital.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›