Trashëgimtari i Chavez-it fiton zgjedhjet presidenciale në Venezuelë (FOTO)
Venezuelë- Socialisti Nicolas Maduro është zgjedhur pasardhësi i liderit të ndjerë Hugo Chavez, me një fitore të ngushtë në zgjedhjet presidenciale të Venezuelës.
BBC-ja raporton sot se zoti Maduro fitoi 50.7% të votave kundrejt 49.1% që mori kandidati i opozitës Henrique Capriles.
Zoti Capriles ka kërkuar një rinumërim, duke thënë se zoti Maduro tani ishte “edhe më e ngarkuar me paligjshmërinë”.
Ai tha se ka patur më shumë se 300.000 incidente në zgjedhjet e së dielës e që do të duhet të ekzaminohen.
Pritja ishte e gjatë dhe e tensionuar. Zërat në Twitter ishin në rritje. Të dyja palët ishin të kujdesshme, por fishekzjarret plasnin të gjithë qytetin.
Edhe në frontin e pallatit presidencial Miraflores ka pasur paqartësi. Njerëzit filluan të mblidhen pasdite, ata dëgjonin radio për të mësuar të gjithë rezultatet zyrtare.

Njerëzit përqafoi njëri-tjetrin. “Kjo fitore është e dedikuar për Hugo Chavez, komandanti ynë. Vota ime shkoi tek ai”,- tha një grua.
Shpallja e rezultateve, tha Këshilli Kombëtar Zgjedhor, ishin “të pakthyeshme”.
Kur rezultatet u shpallen në 23:15 (03:45 GMT), festimet shpërthyen në kryeqytet, Caracas, ku mbështetësit e entuziasmuar të zotit Maduro hodhen fishekzjarre. Votuesit e opozitës dolen në protestë.
Në një fjalim të fitores jashtë pallatit presidencial, zoti Maduro, i veshur me ngjyrat e flamurit Venezuelës, i tha turmës se rezultati ishte “vetëm ligjor dhe kushtetues”.
Ai tha se zgjedhja e tij tregoi se Hugo Chavez “vazhdon të jetë i pamposhtur, se ai vazhdon të fitojë betejat”.
Zoti Maduro tha se ai kishte folur me zotin Capriles në telefon dhe se ai do të lejojë një kontroll të rezultatit të zgjedhjeve.
Ai bëri thirrje për ata të cilët nuk e kishin votuar që të “punojnë së bashku” për vendin.

Zoti Capriles ka refuzuar të pranojë rezultatet. Në selinë e zotit Capriles ‘humori ishte i zymtë, teksa mbështetësit e tij shikonin rezultatet në televizion. Disa bërtisnin, ndërsa të tjerët varnin kokat e tyre.
Menjëherë pas kësaj, zoti Capriles doli i zemëruar dhe sfidues.
“Kjo është qeveria që ka qenë e mundur”,- tha ai. Pastaj, duke adresuar zotin Maduro direkt, ai tha: “humbësi më i madh sot është ai”.
Presidenti i ri përballet me një detyrë jashtëzakonisht të ndërlikuar në zyrë, thotë korrespondenti i BBC-së. Venezuela ka një nga normat më të larta të inflacionit në rajon dhe normat e krimit kanë kaluar në vitet e fundit, veçanërisht në Caracas. Mungesa e ushqimit dhe ndërprerjet e energjisë elektrike janë gjithashtu të zakonshme.
Por ndoshta sfida më e madhe e zotit Maduro do të jetë përpjekja për të qeverisur një vend që është aq thellësisht i ndarë dhe i polarizuar.
Zoti Maduro kishte shërbyer si president i përkohëshëm pasi zoti Chavez vdiq nga kanceri më 5 mars.
Ai pritet të bëjë betimin më 19 prill dhe do të shërbejë deri në janar 2019 për të përfunduar mandatin gjashtë-vjeçar që zoti Chavez do t’a kishte filluar në janar.
Dorina Bilbili/IDEA/