Zhduket prej 10 ditësh 26-vjeçarja, familja: E rrëmbyen për prostitucion
Tiranë- Nëna e një 26-vjeçare, ka denoncuar në polici zhdukjen prej dhjetë ditësh të vajzës së saj.
Sipas denoncimit, që prej datës 4 prill, Xhesika B. është zhdukur pa lënë gjurmë dhe pa patur asnjë kontakt me familjarët e saj.
26-vjeçarja mësohet se është nëna e një fëmije të mitur dhe familja e saj dyshon se ajo është rrëmbyer me qëllim për tu shfrytëzuar si prostitutë. Përpara dy ditësh mësohet se nëna e saj i është drejtuar rajonit të policisë për të bërë edhe denoncimin.
Familjarët e Xhesikës, kanë deklaruar në polici se 26-vjeçarja është parë për herë të fundit në rrugën 3 Dëshmorët në Yzberisht, duke ecur në këmbë. Sipas vetë familjarëve, pretendohet se kanë parë dy persona që e kanë marrë me forcë në një makinë dhe janë larguar në drejtim të fshatit Yrshek.
Familjarët nuk kanë mundur dot tëe kontaktojnë me të afërmen e tyre pasi telefoni celular i vajëz rezulton i fikur.
Ndërsa nga policia e Tiranës mësohet se është ngritur grupi hetimor për procedim penal me akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit.