Tur në Ballkanin Perëndimor, Catherine Ashton viziton këtë javë Tiranën
Bruksel- Shefja për Politikë të Jashtme Catherine Ashton do të vizitojë Tiranën gjatë kësaj jave.
Lajmi bwhet i ditur në faqen zyrtare të Bashkimit Europian ku njoftohet se Ashton do të nisë një vizitë në Ballkanin Perendimor.
Udhëtoj në Ballkanin Perëndimor për të përforcuar angazhimin e BE-së për perspektivën europiane të këtij rajoni. Do të inkurajoj liderët në rajon për të vazhduar procesin e reformave dhe për të promovuar marrëdhëniet e mira fqinjësore, deklaroi Ashton në prag të takimit në Ballkanin Perendimor.
Fillimisht Ashton do të vizitojë Malin e Zi, Shqipërinë e më pas në Maqedoni.