Bizneset në Fier kundërshtojnë regjistrimin e biznesit të madh
Aksioni i Tatimorëve në Fier për kalimin e rreth 200 subjekteve në biznes të madh, duket se po has në kundërshtimin e tregëtarëve që deri më tani ishin regjistruar si biznese të vogla dhe i paguanin taksat në arkat e bashkisë. Ata shprehen se xhiroja vjetore nuk justifikon kalimin e tyre në biznes të madh duke kërkuar nga tatimorët të ndëshkojnë bizneset informale.
Tregetar “Si mund të kalojmë në biznes të madh kur nuk kemi punë. Bashkia dhe tatimet të mbyllin njëherë bizneset e palicensuara dhe të mos merren me ne.”
Por Drejtori i Tatimeve në këtë qytet thotë se rregullat për kalimin e subjekteve nga biznes i vogël në të madh janë të përcaktuara qartë dhe për ata që nuk do të pranojnë do të ketë masa ndëshkuese.
Drejtori i Tatimeve Fier, Dervish Beqiraj “Kalimi nga biznes i vogël në të madh nuk është më dëshirë, ligji për procedurat tatimore e përcakton e qartë, madje përcakton edhe masat penalizuese për ata që e kundërshtojne.”
Subjektet që do të klasifikohen si biznes i madh do të duhet të paguajnë pranë Administratës Tatimore, tatimin mbi vlerën e shtuar e njohur ndryshe si TVSH dhe tatimin mbi fitimin. Këto biznese do të jenë të parat që do të pajisen me kasat fiskale, për të cilat është lënë afat deri në fund të vitit.