E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkollat, si të mbrohemi nga gripi

Në prag të çeljes së vitit të ri akdemik mjekët e shkollave të arsimit parauniversitar kanë marrë udhëzimet e fundit nga strukturat shëndetësore për mbrojtjen nga virusi i gripit A H1N1. Specialsitët e shëndetësisë iu kanë kërkuar të informojnë nxënësit në lidhje me simtopat e gripit, dhe të jenë të kujdeshsëm në monitorimin e situtaës.
“Meqënëse infeksioni përhapet nëpërmjet spërkave, pra në rrugë ajrore është shumë e rëndësishme që rregullat e higjenës personale dhe kolektive, të jenë në nivele më të larta të mundshme. Çdo individ duhet të mbulojë fytyrën kur teshtin apo kollitet, duhet të përdorë dhe të hedhë facoletën e përdorur në koshin e plehrave dhe ta ndërrojë shpesh, të lajë duart sa herë kollitet teshtin apo sa herë hap gojën, prek fytyrën dhe të jetë i kujdesshëm dhe ndaj shkoku, që konstatohet që ka shenja sëmundje të infeksioneve respiratoire të poshtme dhe sipërme kollë temepraturë dhimbje gjoksi.”
Specialistët kërkojnë që mësuesit dhe nxënësit të vetëizolohen në shtëpi dhe të kërkojë ndihmën mjekësore nëse konstatojnë shenja të gripi. Përsa i përket vaksinës, Bejtaj u shpreh se janë vënë në dispozicion mbi 3 milion dollarë për prokurim vaksinash, ndërkohë që po bëhen negociata me kompanitë farmaceutike për të sjellë vaksinën në kohën më të shpejtë të mundshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›