E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shitja në internet, hetimi i BE: Janë thyer ligjet

Më shumë se gjysma e kompanive që shesin online mallra dhe shërbime elektronike thyejnë ligjet e BE-së lidhur me mbrojtjen e konsumatorëve.
Ky është përfundimi i nxjerrë nga një hetim i Bashkimit Europian, i cili ka marrë nën vëzhgim 369 faqe interneti, të cilat shesin telefona celularë, DVD players apo lojëra në 26 vende të bllokut 27 anëtarësh, përveç Sllovakisë. Sipas hetimit, 203 nga këto faqe keqinformonin publikun. Nga ankesat që vijnë nga Qendrat Europiane për Konsumatorin ne e dimë që ky është një problem i madh për qytetarët. Kemi zbuluar se shumë se gjysma e kompanive, që shesin produkte online mashtrojnë.
Hetimi kontrolloi nëse faqet e internetit ofronin informacion real lidhur me tregtuesin, produktin, çmimin apo të drejtat e konsumatorit dhe siç theksoi Meglena Kuneva, komisionere e BE për mbrojtjen e konsumatorit, pjesa më e madhe e tyre në të gjitha vendet e BE thyenin ligjet. Sipas të dhënave, 2/3 e këtyre faqeve nuk shpjegonin arsyet se pse konsumatori ka të drejtë të kthejë produktin që ka blerë online. Në 45 % të rasteve mungonin detaje lidhur me taksat shtesë të transportit dhe në 33 % të tyre, nuk bëhej publik identiteti i shitësit, adresa etj.
Në bazë të ligjit, këto kompani paralajmërohen për masa ndëshkuese, e në rast se kjo anashkalohet, përveç gjobave parashikohet edhe ndjekje penale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›