Bizneset shqiptare pak te ndergjegjesuara per regjistrimin e markes

Bizneset shqiptare janë pak të ndërgjegjësuara, në lidhje me regjistrimin e markës së aktivitetit të tyre.
Drejtori i Drejtorisë së Regjistrimit të Markave dhe Patentave tregon për “ABC News”, se është në favor të bizneseve, që të regjistrohen në këtë zyrë, me qëllim që të mbrojnë pronësinë e tyre.
Sipas tij, emri përbën një vlerë të madhe të aseteve të një biznesi.
Po ashtu, regjistrimi i markës do të ndihmonte edhe për të zgjidhur konflikte në gjykatë, që lindin për shkak të përdorimit të së njëjtës markë.
Çdo biznes, që ka një markë të njohur dhe operon prej disa vitesh në tregun shqiptar mund të regjistrojë atë në çdo kohë, duke fituar pronësinë e saj.
Kjo mundësohet në Drejtorinë e regjistrimit të markave dhe patentave, e cila është një zyrë që ligjëron origjinalitetin e çdo emri kompanie.
Sipas drejtuesit të kësaj zyre, Safet Sula, avantazhet që vijnë nga regjistrimi i markave apo patentave janë të shumta:
Në vit, ashtu sikurse pritet edhe për 2011, regjistrohen deri në 300 marka, ndërsa regjistrohen me mijëra marka ndërkombëtare.
Vlera e regjistrimit shkon deri në 100 euro.
Në rastin e emisioneve televizive, kur ato janë të regjistruara nën emrin e gazetarit, mund të jenë pronësi e çdo televizioni dhe në rast të kundërt ato janë pronësi e një televizioni të vetëm.
Sipas zotit Sula, Gjykata Administrative, një organ gjyqësor që mungon dhe nuk ngrihet prej vitesh, do të zgjidhë konfliktet mes bizneseve, të cilat lindin edhe për shkak të markës.
Të ardhurat nga regjistrimi i patentave në buxhetin e shtetit llogariten deri në 500 mijë euro në vit, kurse nga markat kjo vlerë shkon deri në 300 mijë euro.