Biznesi- Qeverisë: Jepini garanci biznesit për t’u vetëdeklaruar
Mossuksesi i procesit të faljes fiskale, argumentohet nga kreu i Dhomës së Tregtisë dhe industrisë Tiranë, Nikolin Jaka, gjykohet se ka ardhur nga mosgarantimi i biznesit në ligjin për faljen fiskale. Jaka i bën apel Qeverisë që të ndryshojë ligjin për Faljen Fiskale në nenin që prek pjesën e vetëdeklarimit të sipërmarrësve. Sipas tij, neni 22, pika 4, nuk u jep garanci bizneseve. Jaka u shpreh dje në takimin e fundvitit me bizneset dhe mediat se mosgarantimi është një nga shkaqet kryesore që nuk ka dhënë rezultatet e parashikuara në zbatimin e ligjit deri më sot. Gjithashtu, ai u kërkoi sipërmarrësve që vitin 2012 ta shikojnë më me optimizëm dhe të ketë rritje të investimeve për të minimizuar efektet e krizës ekonomike globale.