E Diel, 1 Nëntor 2026

Tarifat celulare, frenojne inflacionin

Pavaresisht se, tregu global eshte perfshire ne nje krize te pergjithshme te tregjeve financiare dhe recensionit ekonomik, ekonomia vendase, jo vetem qe nuk ka shfaqur shenja te infektimit, por edhe cmimet e mallrave te shportes jane stabilizuar. Sipas Institutit te Statistikes, karakteristike per cmimet e tetorit mbetet ulja e cmimeve te telefonise celulare me 11 per qind dhe telefonise fikse me 19 per qind. Sipas shifres zyrtare te publikuar dje nga INSTAT, inflacioni per muajin tetor ka shenuar 2.8 per qind, nivel ky me i ulet se objektivi qe ka Banka e Shqiperise dhe qeveria per kete tregues. Sipas INSTAT, niveli i pergjithshem i cmimeve ka shenuar nje rritje prej 0.1 per qind krahasuar me muajin e kaluar. Nje vit me pare ky ndryshim ishte 4.2 per qind. Por pavaresisht situates se qete ne cmimet e mallrave te shportes, indeksi i ushqime dhe pijeve jo alkoolike shenoi nje rritje prej 0.8 per qind. Brenda ketij grupi rritja me e madhe prej 5.0 per qind verehet ne nengrupin zarzavate, perfshire patatet. Ketu mund te permendim rritjen e cmimit te domateve me 34.3 per qind, specave me 17.6 per qind, patellxhaneve me 19.3 per qind, kastraveceve me 18.3 per qind, etj. Indeksi ne nengrupin fruta, shenoi nje ulje prej 0.8 per qind, ku mund te permendim uljen e cmimit te molleve me 5.5 per qind, kivit me 3.7 per qind, portokalleve me 1.1 per qind, etj. Gjate muajit tetor, cmimet jane rritur edhe ne disa nga nengrupet e tjera te grupit te ushqimeve, ku sipas INSTAT vecohen rritja e cmimit te mishit me 0.8 per qind, buka dhe dritherat me 0.1 per qind, ndersa qumeshti, djathi dhe vezet 0.7 per qind. Por ndryshe nga muajt e kaluar indeksi i grupit te sherbimeve te transportit, shenoi nje ulje prej 1.5 per qind. Gjate muajit tetor cmimi i naftes shenoi nje ulje prej 6.0 per qind dhe cmimi i benzines nje ulje prej 4.6 per qind. Gjithashtu indeksi i grupit "komunikim" shenoi nje ulje prej 11.0 per qind, ulje kjo e shkaktuar nga ulja e tarifave te telefonise fikse me 19.3 per qind dhe tarifave te telefonise celulare me 11.3 per qind. Ndersa niveli i pergjithshem i cmimeve ne grupin hotele, kafene dhe restorante shenoi nje rritje prej 1.1 per qind. Kjo rritje eshte rezultat i rritjes se pageses per konvikte me 8.1 per qind. Blerina Hoxha

Inflacioni ne nivel boteror i larte, ne Shqiperi nuk ka ndryshime

Inflacioni ne nivel boteror mbetet ne nivele te larta, megjithese nivelet e tij po vijne ne renie, si pasoje e uljes se muajve te fundit ne cmimet e mallrave baze. Thellimi i krizes financiare ka rritur pasigurine ne lidhje me zhvillimet e ardhshme ekonomike dhe financiare ne ekonomine boterore. Por ekonomia vendase sipas Bankes se Shqiperise vijon te jete ende e imunizuar nga keto zhvillime. Situata aktuale reflektohet edhe ne ecurine e parashikuar te inflacionit, i cili ne 12 muajt e ardhshem do te luhatet rreth objektivit 3 per qind te Bankes se Shqiperise. Faktoret e rrezikut jane te shperndare ne menyre simetrike dhe pritjet inflacioniste paraqiten te stabilizuara. Ne kete situate, Keshilli Mbikeqyres i Bankes se Shqiperise gjykoi se, ruajtja e kushteve monetare ne parametrat aktuale do te ndihmoje ne kontrollin e inflacionit brenda parametrave te synuara, duke kontribuar ne ruajtjen e stabilitetit te pergjithshem makroekonomik dhe financiar te vendit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›