OSBE/ODHIR: Zgjedhjet, hapa pozitive ne Maqedoni
Nga Fatos Musliu
SHKUP - Raundi i pare i zgjedhjeve presidenciale dhe lokale ne Maqedoni ka permbushur shumicen e kritereve te OSBE-ODHIR-it, Keshillit te Evropes dhe standardeve te tjera nderkombetare per zgjedhje demokratike. Eshte ky vleresimi paraprak i misionit vezhgues te OSBE-ODHIR-it, dje, nje dite pas perfundimit te zgjedhjeve presidenciale dhe lokale ne Maqedoni. "Raundi i pare i zgjedhjeve, megjithe disa ceshtje qe lene hapesire per shqetesim, paraqesin hap te rendesishem perpara. Me kujdes do ta vezhgojme edhe raundin e dyte te zgjedhjeve," ka deklaruar Piter Ajker, shef i Misionit te vezhguesve te OSBE-ODHIR-it.
Zgjedhjet ishin te organizuara mire dhe u zhvilluan ne nje atmosfere te lire dhe pa incidente. Njeheresh, rezultate pozitive jane shenuar edhe gjate numerimit te votave. "Jam e entuziazmuar, qe mund te konkludoj se Maqedonia ka bere disa hapa pozitive ne rrugen drejt demokracise. Parregullsite dhe mosbesimi ne zgjedhje jane sfida me te cilat duhet te ballafaqoheni. Por, eshte e pakontestueshme se Maqedonia ka arritur perparim ne mbajtjen e zgjedhjeve, sipas standardeve nderkombetare," ka deklaruar Fia Krismas Moler, nenkryetare e Kuvendit parlamentar te OSBE-se, per vezhgimin e zgjedhjeve.
Ludmilla Svirlloaga, kryetare e delegacionit te Kongresit te autoriteteve lokale dhe rajonale ka thene, se zgjedhjet lokale u zbatuan ne pajtim me shumicen e standardeve evropiane, por ajo konstaton me keqardhje, se fushata lokale ka qene nen hijen e zgjedhjeve presidenciale. Nderkombetaret inkurajojne qeverine e Maqedonise, te marre parasysh ndarjen e zgjedhjeve lokale nga ato presidenciale.
Ne raportin e OSBE-ODHIR-it eshte vleresuar pozitivisht edhe puna e KSHZ-se. Paanshmeria dhe transparenca ne punen e KSHZ-se kane qene evidente, vleresojne nderkombetaret. Ceshtjet qe lene hapesire per brengosje, sipas OSBE-ODHIR-it kane te beje me saktesine e listave zgjedhore.
Vleresime pozitive per organizimin e zgjedhjeve te ndershme dhe demokratike ka edhe organizata qytetare per vezhgimin e zgjedhjeve, MOST. Kjo organizate ka prezantuar edhe disa verejtje per procesin zgjedhor, por gjithnje sipas tyre ato nuk ndikojne ne rezultatin perfundimtar te votave.
DW