Iran, studentët pushtojnë ambasadën britanike

Studentët protestojnë kundër sanksioneve të reja që vendosen ndaj vendit të tyre.
Ata hoqën flamurin britanik nga ndërtesa dhe vendosën atë iranian. Protestuesit thyen disa xhama dritaresh të godinës si edhe dogjën flamurin britanik dhe atë izraelit, sipas pamjeve të transmetuara nga televizioni shtetëror iranian. Studentët brohorisnin: “Vdekje Anglisë”, “Ambasada e Anglisë duhet marrë”, etj.
Policia u përlesh me protestuesit, teksa ndërhynte për të qetësuar situatën njofton BBC-ja, duke cituar AP-së. Mësohet gjithashtu, se stafi i ambasadës u largua nga dera e pasme e ndërtesës pa u prekur nga protestuesit, ndërsa dokumentet mendohet se janë siguruar më përpara, megjithëse nuk është konfirmuar ende zyrtarisht.
Duke reaguar për ngjarjen, Ministria britanike e Punëve të Jashtme u shpreh e skandalizuar nga hyrja e papranueshme e manifestuesve në ambasadën e saj në Teheran duke shkaktuar kështu një tension të madh diplomatik mes dy vendeve.
"Ne jemi të skandalizuar. Kjo është e papranueshme dhe ne e dënojmë këtë akt'', deklaroi ministria në një komunikatë duke dënuar hyrjen në ambientet diplomatike të një numri të konsiderueshëm manifestuesish, të cilët kanë kryer akte vandalizmi.
"Në kuadër të ligjeve ndërkombëtare duke përfshirë dhe konventën e Vjenës, qeveria iraniane ka detyrimin e qartë për të mbrojtur diplomatët dhe ambasadat në territorin e saj dhe ne presim nga ajo që të reagojë sa më shpejt për të marrë kontrollin e situatës dhe për të garantuar sigurinë e punonjësve dhe ambienteve tona'', vijon komunikata. /S.Ll/Start/
2011-11-29 15:18