E Shtunë, 31 Tetor 2026

KS diskuton sot raportin e Ban Ki-Moon për Kosovën

NEW YORK - Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pritet të diskutojë sot raportin tremujor të sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Kosovën.

Në mbledhjen e KS-së do të marrë pjesë edhe ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, homologu i tij serb Vuk Jeremiç dhe shefi i UNMIK-ut Farid Zafir.

Ministri Hoxhaj do të raportojë për arritjet e Kosovës gjatë tre muajve që trajton raporti, ku pritet të nënvizojë nevojën e shtrirjes së sundimit të ligjit në gjithë territorin e vendit.

Raporti i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Moon flet për situatën shqetësuese në veri të Kosovës dhe nevojën e gjetjes së zgjidhjeve me bisedime. 

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›