Groposja e arsenikut, debat mes firmës dhe qytetarëve
FIER – “Landfilli për groposjen e arsenikut në zonën e ish-uzinës së azotikut në Fier të mos ndërtohet brenda këtij territori”.
Ka qenë ky qëndrimi i banorëve në një takim të organizuar dje në Bashkinë e Fierit mes komunitetit të zonës së azotikut, përfaqësuesve të mjedisit, si dhe koordinatorit të projektit të ndërtimit të landfillit, Kujtim Sevrani. Në takimin e kërkuar nga Sevrani ku merrnin pjesë edhe përfaqësues të pushtetit vendor, është marrë mendimi i komunitetit për ndërtimin apo jo të landfillit, ndonëse ky projekt është miratuar tashmë. “Ne si komunitet jemi njohur vetëm kur firma e huaj doli fituese dhe do të niste nga puna. Në të gjithë botën nuk do të mirëpritej një iniciativë e tillë që rrezikon të ardhmen e një qyteti me rreth 100 mijë banorë”, u shpreh njëri nga banorët. Por koordinatori i projektit, Sevrani dhe specialisti i mjedisit, Sazan Guri shpjeguan se kjo mënyrë nuk sjell rrezik për komunitetin pasi gjithçka do të jetë e mbyllur dhe e mbrojtur nga disa shtresa. “Nuk është se ne nuk kemi dashur ta largojmë fare nga ky vend arsenikun, por transporti është shumë i rrezikshëm sepse mund të ndotë sipërfaqe më të mëdha. Kjo mënyrë më e fundit është e vetmja e mundshme për ta siguruar të paktën pasi në atë gjendje që është rreziku është më evident”, shtoi Sevrani. Ndërkohë të pranishmit kanë ritheksuar edhe një herë rrezikun që paraqet krijimi i landfillit në territorin e komunës qendër, duke thënë se nuk mund të lejojnë të ndodhë diçka e tillë. Kjo iniciativë, sipas tyre, është një rrezik për fëmijët dhe brezat që do të vijnë. m.r.