E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biznesi: Ne 11 vjet Rama vetem rriti taksat, s'na takoi asnjehere

Perfaqesues te pushtetit qendrore dhe vendore kane vijuar edhe dje bashkebisedimin e tyre me perfaqesues te bizneseve te kryeqytetit. Zv. Ministria e Drejtesise zj. Brikena Kasmi e shoqeruar nga Administratori i Pergjithshem i Bashkise Tirane, z. Etion Kapedani, si dhe drejtoresha e Pergjithshme e Taksave te Tiranes zj. Andia Pustina, kane bashkebiseduar me bizneset e rruges se Kavajes dhe te rruges "Naim Frasheri" ne Tirane. Perfaqesuesit e bizneseve, kane vleresuar masat e marra nga Qeveria, per reduktimin e taksave te tyre, ndersa e kane cilesuar mashtrim, premtimin e Edi Rames, per te bere zero taksat e biznesit te vogel. Sipas tyre njeriu qe per 11 vjet vetem i rriti taksat, sot eshte absurde t'i besosh se mund t'i ule, e jo me t'i heqe ato. Gjate bashkebisedimit me zyrtaret e shtetit, nje tregtar eshte shprehur se, "me keto taksa qe kemi aktualisht, jane normale, te perballueshme. Nuk ka tarife me te vogel se kaq per te paguar. Persa i perket takses zero, mua si biznes i vogel me duket sic thote populli nje shprehje "Mbyll syte ti, te te genjej une". Nuk mund te realizohet ky nivel taksash, aq me teper qe ne shikojme gjithe boten qe jane me taksa, eshte e pa realizueshme niveli i taksave zero". Duke u ndalur me konkretisht tek premtimi qe ka bere kryetari i PS-se Rama, tregtari u shpreh se, "e kemi provuar ate zoterine qe pretendon per takse zero. Une kam nje argument. Nuk eshte nevoja te flase as i majte, e as i djathte. Ne vitin 2010-te, taksa e gjelber ka qene 350 mije leke (te vjetra), ndersa ne vitin 2012 kjo takse eshte zero. Po ashtu edhe taksa e pastrimit ka qene 98 mije leke (te vjetra), ndersa sot eshte 60 mije leke (te vjetra), shohim qe tarifat nga 2011 e ketij kane ardhur ne ulje. Nuk e besoj, dhe as kam per ta besuar, dhe as ka per te ndodhur per kedo qe flet per ulje te taksave zero, nuk ka mundesi". Gjithashtu nje tjeter tregtar eshte shprehur se nuk e ka takuar asnjehere Edi Ramen, por vetem e ka pare ne televizor, sa per taksen zero, tregtari shprehet se, "nuk i besoj asnje tjetri qe mund te thote per takse zero, e jo me Edi Rames qe e ka faktuar per 11 vjet, qe taksat kane shkuar ne rritje dhe jo ne ulje. Ai e ka dokumentuar kete me fakte". Duke iu premtuar mbeshtetje ne aktivitetin e tyre zv. ministria Kasmi, theksoi se perfaqesuesit e PD-se, ne pushtetin vendore apo qendrore, do te vijne cdo dite qe t'i takojne perfaqesuesit e biznesit te vogel, te cilet jane gjeneratori kryesore i punesimit per t'u njohur me problematikat e tyre, por edhe per te pare cdo mundesi te permiresimit te klimes per biznesin.

Zevendesministrja

Zevendesministrja e drejtesise Brikena Kasmi, pas takimit me tregtaret e vegjel eshte shprehur se, "eshte miratuar nje pakete ligjesh dhe po punohet akoma me shume per te shmangur te gjitha barrierat, qe biznesi i vogel ka ne drejtim te regjistrimit dhe te te berit biznes. Barra fiskale ne 2005 ishte 120 mije leke, ndersa ne vitin 2012 eshte 67 mije leke. Nga ana tjeter, edhe vlera e takses nga 3% e xhiros eshte ulur ne 1.5% te saj. Kjo mazhorance ka miratuar aktet ligjore dhe nenligjore ne lidhje me te berit biznes. Eshte miratuar nje pakete ligjesh dhe po punohet akoma me shume per te shmangur te gjitha barrierat, qe biznesi i vogel ka ne drejtim te regjistrimit dhe te te berit biznes. Eshte marre nje iniciative per te patur mundesine, qe te gjithe profesionistet me te larte te institucioneve qeveritare dhe vendore, juriste, ekonomiste etj., te takojne drejtperdrejte biznesin e vogel, qytetaret shqiptare. Ne duhet te jemi te gjithe bashke, per ta mbajtur te cliruar dhe te pavarur Tiranen dhe Shqiperine nga cdo premtim, apo mashtrim elektoral qe mund te behet ne kuader te takses zero".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›