Arsimi, Rama akuza qeverise se stimulon injorancen, jo dijen Rozeta Rapushi
Kreu i Partise Socialiste, Edi Rama, kritikoi ashper dje nga qyteti i Korces, politikat e qeverise per arsimin edhe ekonomine, por nuk permendi aspak ngercin per tre projektligjet e integrimit, te cilat duhet te miratohen brenda 20 nentorit. Ne konferencen e PS-se per arsimin, Rama tha se mesuesit jane kthyer ne instrumente te politikes, dhe PS eshte qartesisht ndryshe nga ata qe sot qeverisin vendin, duke premtuar se opozita do te angazhohet qe me ardhjen e saj ne pushtet te mos mbetet asnje pa shkolle. "Por ne qofte se ka nje gje ku jemi kthjelltesish te ndryshem, eshte pikerisht se ata jo vetem qe bashkejetojne me injorancen, por e stimulojne injorancen, sepse nepermjet injorances mbajne pushtetin. Nderkohe, qe ne nuk bashkejetojme dot me injorancen dhe per kete arsye do stimulojme dijen, kurajen, lirine ne shpirtrat e njerezve, sepse vetem nepermjet dijes, kurajes, lirise ne shpirtrat e njerezve ne do mireqeverisim Shqiperine", - u shpreh Rama. Duke permendur faktin se sot ne vend analfabetizmi eshte 15%, ne nje kohe kur para pese vitesh ishte 10% dhe ne rrugen e nisur mund te shkoje ne 20%, Rama tha se PS angazhohet se me ardhjen e saj ne pushtet, asnje femije te mos mbetet pa shkolle per shkak te varferise. Sipas Rames, ne kushtet ku sot ndodhet arsimi kerkohet nje risistemim te gjithe struktures se arsimit tone. Duke ndaluar edhe tek ekonomia, Rama tha se problemi i ekonomise sone eshte shume kompleks, por, nje nga pjeset me te rendesishme te problemit eshte mungesa e investimeve. "Te pyetur per cfare i pengon investimet e huaja qe te vijne me volum me te madh ne Shqiperi, nje grup investitoresh te huaj kane dhene kete pergjigje: "Jo taksat, por padyshim rendi ligjor, padyshim paparashikueshmeria e sistemit fiskal, qe ka ndryshuar 67 here deri tani ne shtate vjet, padyshim ceshtja e paqartesise se prones dhe forca e pakualifikuar e punes", - u shpreh socialisti. Sipas tij, PS ne programin e saj, synon te rimekembe ekonomine duke rilindur fshatin. Ai shtoi se duhen marre ne kete aspekt, masa emergjente, te domosdoshme, si ulja e kostove te prodhimit duke hequr akcizen e naftes, duke hequr taksen e qarkullimit te naftes, duke hequr TVSH per plehrat kimike, duke ulur TVSH per farerat, duke hequr TVSH per makinerite, te gjitha keto jane absolutisht te domosdoshme, sic eshte e domosdoshme qe te garantojme sistemin e ujitjes dhe te kullimit dhe te garantojme edhe tregun. "Por ajo cka eshte pertej ketyre masave emergjente, eshte mungesa e teknikeve ne sektorin bujqesor. Fenomeni i braktisjes se tokes se te pareve, qe shkon paralelisht me fenomenin e tretjes se eksperiences se trasheguar ne gjenerata na ben lehtesisht te perfytyrojme se ne rast se ne nuk u japim te reja dhe te rinjve mundesine qe te kuptojne permes arsimimit dhe aftesimin profesional ne bujqesi se nga toka mund te nxjerrim mireqenie, pas 10 vjetesh, 15 vjetesh, ne do kemi braktisje totale te tokes", - vijoi Rama.
Deputetet e PS, tryeze per arsimin, ku calon sistemi
Arsimi si prioritet kryesor i qeverisjes socialiste, pas fitores se zgjedhjeve te vitit 2013 ka qene kryefjala e Forumit "Dialog per te Ardhmen e Arsimit" zhvilluar nga Partia Socialiste ne qytetin e Korces. Qe ne celje te tij, deputeti socialist, Ben Blushi, tha se PS nuk eshte kunder arsimit privat, perkundrazi. Sipas tij, opozita kerkon qe universitetet e Shqiperise te jene me te mira se sa jane. "Ndryshimi mes nesh dhe qeverise eshte shume i thjeshte ne kete pike. Qeveria sot e sheh dhe e trajton universitetin privat si nje biznes. Ne fakt arsimi nuk eshte nje biznes Ne mendojme se arsimi ka nje qellim tjeter nga ai i fitimit te parave. Arsimi duhet te garantoje cilesi, prosperitet, mireqenie per te gjithe ata qe zgjedhin te shkojne ne universitete", - tha Blushi. Ndersa Kryetarja e Grupit te punes per arsimin ne Programin per nje Rilindje Shqiptare, Ledi Shamku, u shpreh se sistemi arsimor ne Shqiperi renditet ne vendet e fundit te te gjitha listave boterore, si persa i perket analfabetizmit, ashtu edhe per nivelin e mesimdhenies qe nga shkollat fillore e deri te universitetet. Por, kjo situate mund dhe duhet te ndryshoje. "Duam nje sistem arsimor qe afteson cdo shqiptar per t'ia dale mbane me punen e vet te ndershme. Duam nje sistem arsimor qe percjell kujtese dhe vlera historike e po ashtu afteson me teknologjine dhe mendesine e diteve te reja. Duam nje sistem arsimor te lire nga hesapet me politiken, qe ja del te formoje qytetare qe e ngrene veten dhe vendin ne kembe dhe se bashku te ndertojne shoqerine e paqes te punes e te solidaritetit", - u shpreh ajo. Ndersa Kryetari i Komisionit parlamentar te Integrimit, Ditmir Bushati nenvizoi se edukimi eshte nje domosdoshmeri per te krijuar nje shoqeri te bazuar ne dije si motor i zhvillimit. "Me duhet te theksoj se Bashkimi Europian nuk ka nje standard te unifikuar sa i perket ceshtjeve te arsimit, po ka politike te mirepercaktuar dhe ka objektiva te cilet do duhet qe te arrihen nga vendet anetare ne nivel kombetar permes instrumenteve te koordinimit", - tha Bushati.