Biznesi: Qeveria, dhune permes gjobave

Bizneset prodhuese ankohen se vendimi i qeverise qe cakton pagat e privateve po perdoret abuzivisht nga tatimet per te gjobitur ne menyre masive bizneset.
Sipas industrialisteve, pagat e references vec acarimit te marredhenieve mes shtetit dhe biznesit, kane krijuar edhe nje situate, e cila po favorizon korrupsionin.
Kjo gjendje e ka detyruar biznesin qe te ndermarre nje studim te hollesishem te tregut te punes dhe t’i dergoje qeverise nje propozim konkret per rishikimin e pagave reference, te cilat vec grupimeve vendase te biznesit jane kundershtuar edhe nga nderkombetaret.