E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSHR në Kosovë: Për 100 vjetorin e pavarësisë, të gjithë të bashkuar

Prishtinë- Kryesia e Lëvizjes Shqipëria e Re ka zhvilluar një takim me Partinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në selinë e saj në Prishtinë, për të ngritur urat e bashkëpunimit mes tyre. Ata janë pritur nga nënkryteari i AAK-së Ahmet Isufi dhe përfaqësues të të tjerë të partisë.

Gjatë takimit kryetari i LSHR-së Edmond Vlashaj ka deklaruar se në 100 vjetorin e Pavarësisë, partitë politike shqiptare duhet të bashkëpunojnë, pasi jemi përballë zhvillimeve të jashtëzakonshme, prej të cilave mund të përfitojmë vetëm duke qenë të gjithë bashkë.

Synimi për ta bërë Lëvizjen Shqipëria e Re simotër të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka theksuar Vlashaj, nuk është momentale, por ka lindur që herët, për shkak të qasjes mes tyre dhe vizionit që do të përmbushet me rikthimin e Ramush Haradinaj.

Nënkryetari i AAK-së nga ana e tij ka konfirmuar gatishmërinë për bashkëpunim me LSHR-në dhe për të shkëmbyer përvojat mes dy partive.

Bashkëbiseduesit kanë rënë dakord për të patur së shpjeti një takim të dytë për të nënshkruar një memorandum bashkëpunimi. Ata janë shprehur optimist se në këtë takim do të jetë edhe kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj.

Në vijim të takimit Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është njohur me më shumë detaje me platformën politike të Lëvizjes Shqipëria e Re, orientimin e saj drejt luftës kundër korrupsionit e përkrahjes së njerëzve në nevojë si dhe organizimin e saj të brendshëm.

Vlashaj ka informuar se LSHR është një parti politike e djathtë konservatore, e krijuar që prej nëntorit të vitit 2011. Në përfundim të takimit ai ka ftuar Aleancën Për Ardhmërinë e Kosovës të vizitojë Lëvizjen Shqipëria e Re në selinë e saj në Tiranë.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›