E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paula Broadwell, kjo është gruaja që rrëzoi heroin e CIA-s (FOTO)

SHBA- Kjo është gruaja që ka rrëzuar gjeneralin David Petraeus. Njeri, i cili në Shtetet e Bashkuara është konsideruar si hero. 40-vjeçarrja Paula Broadwell ka qënë e dashuar sekrete e tani ish-shefit të CIA-s.

Thuhet se dashuria lindi teksa ajo shkroi autobiografinë e tij. Dhe se të dy e kanë nisur historinë në Afganistan, ku ajo ndiqte David-in  për të parë luftën me sytë e një gjenerali

E rritur në North Dakota, Paula ishte pjesë e Akademisës të Përgjithsme ‘West Point’, ku u diplomua në vitin 1973 së bashku me gjeneralin.

Kështu nisi një karrierë ushtarake, me udhëtime në të gjithë botën. Ajo la uniformën dhe vazhdoi studimet në Universitetin e Denverit dhe pastaj në Harvard. Atje pati takimin e parë me Petraeus në vitin 2006. Sakaq shkencëtarja e re ishte duke punuar në një tezë mbi udhëheqjen. Në xhepin e saj gjithashtu ka një doktoraturë nga King ‘s College, Londër. Meritat e saja akademike janë të njohura. E martuar me Scott Broadwell, radiolog, Paula ka edhe dy fëmijë Landon dhe Lucien dhe jetojnë në Charlotte.

Marrëdhëniet me Petraeus-in kishin arritur në veshët e burrit të saj. Aq shumë saqë disa besojnë se ai ishte autori i një letre anonime të mbërritur në ‘New York Times’: ” Dashnor i gruas sime”. Në letrën e botuar nga gazeta, autori thotë se gruaja e tij kishte një marrëdhënie me një “menaxher të lartë të administratës së qeverisë”. Një njeri i cili “tregoi udhëheqjen amerikane në botë”, duke bërë që identiteti për momentin të kalonte në heshtje.

Kreu i CIA-s, David Petraeus dha dje dorëheqjen nga posti i tij duke pranuar se kishte një marrëdhënie jashtë martesore. Në një deklaratë të lëshuar mbrëmë vonë zoti Petraeus e pershkroi sjelljen e tij si të papranueshme për kreun e agjencisë kryesore të inteligjencës në vend.

“Pasi një martese për më shumë se 37 vjet, tregova gjykim tejet të varfër duke u angazhuar në një lidhje jashtë-martesore”,- tha zoti Petraeus në një deklaratë.

Duke vijuar: “Një sjellje e tillë është e papranueshme, edhe si një burrë dhe si udhëheqës i një organizate të tillë si e jona. Këtë pasdite, presidenti me mirësjellje pranoi dorëheqjen time”.

Paula në intervistë mbi librin “ALL IN”

Burime anonime thanë se zoti Petraeus kishte pasur një marrëdhënie me biografisten e tij, Paula Broadwell. Zoti Petraeus u bë kreu i CIA-s në vitin 2011, pasi forcat ndërkombëtare shkuan në Irak dhe më vonë në Afganistan.

Paula në Afganistan ku ndodhej dhe David

Paula dhe David

Menjëherë pasi Z. Petraeus dorëheqjen, raportimet thanë se FBI-ja ka zbuluar lidhjen gjatë një hetimi të Znj Broadwell. FBI-ja kishte monitoruar llogarinë e email-it të z.Petraeus për të kontrolluar nëse zonja Broadwell kishte pasur qasje në të.

Dorëheqja e zotit Petreuas erdhi vetëm tre ditë pasi Presidenti Barak Obama u rizgjodh dhe shkaktoi një stuhi deklaratash nga Shtëpia e Bardhë, komuniteti i inteligjencës dhe zoti vetë Petraeus.

Paula ka shkruar biografinë e kreut të CIA-s

Obama tha në deklaratë se zoti Petraeus kishte “ofruar shërbim të jashtëzakonshme për Shtetet e Bashkuara për dekada të tëra”, duke cituar edhe kohën e tij si drejtor i CIA-s dhe shërbimit ushtarak.

Paula Broadwell

James Clapper, drejtor i Zbulimit Kombëtar, falënderoi zotin Petraeus për dekadat e shërbimit të tij: “Vendimi i Dave të japë dorëheqjen përfaqëson humbjen e një prej shërbyesve më të respektuar publik të vendit tonë”.

Paula në zyrë me David

Zëvendës drejtori Michael Morell do të shërbejë si kre i agjencisë, Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar. Përfundimisht Obama duhet të emërojë një drejtor të ri në krye të agjencisë, i cili pastaj do të duhet të konfirmohet nga Senati.

Paula, lidhje jashtë martesore me shefin e CIA-s

Z. Morell, i cili është i respektuar edhe në dy Shtëpinë e Bardhë dhe në Capitol Hill. Ai pritet të dëshmojë para Komisionit të Senatit për Zbulimin në një seancë të planifikuar për javën e ardhshme mbi vdekjen e personelit të SHBA-ve në Bengazi, Libi.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›