E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biznesi: Rishikim drafteve per TVSH dhe sigurimet Eglantina Nasi

Biznesi i fasoneve kerkon heqjen e Tatimit mbi Vleren e Shtuar (TVSH) per makinerite dhe pajisjet teknologjike. Ndersa ai qe operon ne fushen e sigurimeve, kerkon me shume perpjekje per rregullimin e tij me ligj. Keto kane qene dy sugjerimet kryesore qe u paraqiten dje gjate mbledhjes se Keshillit Konsultativ te Biznesit, ku u diskutuan draftet per ndryshime ne ligjet per sigurimet dhe TVSH-ne. Konkretisht, kryetari i shoqates se fasonisteve, Gjergj Gjika, kerkoi nje percaktim me te qarte te subjekteve qe perjashtohen nga TVSH-ja dhe shtyrjen e afateve per pagesen e saj. Ndersa, kryetari i shoqates se siguruesve shqiptare, Avni Ponari, kerkoi nje rishikim te draftit per sigurimet dhe risigurimet. Ne krah te tyre, ne rolin e kryetarit te Keshillit Konsultativ te Biznesit, ministri i Ekonomise, Nasip Naco, pohoi se projektligji "Per veprimtarine e Sigurimit dhe Risigurimit" dhe projektligji "Per Tatimin mbi Vleren e Shtuar", do te miratohen vetem pasi te merret edhe mendimi i shoqatave te biznesit. Duke shtuar se diskutimet dhe paraqitja e opinioneve mbi ndryshimet ne keto dy drafte do te vazhdojne edhe per tre muaj, para perpilimit te tyre perfundimtar dhe dorezimit ne Keshillin e Ministrave. "Tashme eshte bere tradite qe per te gjitha projektligjet e rendesishme qe kalojne ne qeveri dhe ne Parlament te marrin mendimin e biznesit", - deklaroi ai lidhur me nje fakt te tille. Ndersa nga ana e tij, zv.ministri i Financave, Alfred Rrushaj, beri nje prezantim me te detajuar te dy projektligjeve ne fjale dhe theksoi se ne ndryshim nga mbledhjet e meparshme, dy draftet jane paraqitur ne Keshillin Konsultativ te Biznesit pa u konsultuar me pare me grupet e interesit, per shkak te rendesise qe kane ato. "Paralelisht me shperndarjen qe i kemi bere akteve te grupet e interesit, te bizneset dhe shoqatat e tyre, menduam qe te bejne nje prezantim edhe para Keshillit Konsultativ te Biznesit. Arsyeja eshte se dy projektet jane te rendesishme, qe per nje kohe te gjate mund te rregullojne marredheniet e operatoreve, si per sa i perket tatimit te vleres se shtuar, ashtu edhe ne tregun e sigurimeve", - deklaroi ai. Me tej, numri 2 i Financave, insistoi qe perfaqesuesit e bizneseve, te nisin sugjerimet e tyre, si edhe komentet apo propozimet ne lidhje me to, ne Ministrine e Financave. Ndersa nenvizoi se draftet ne fjale, jane hartuar ne perputhje me direktivat e Bashkimit Europian.

Si do te ndryshoje tani e tutje mbledhja e TVSH-se?

Sistemi i mbledhjes se Tatimit mbi Vleren e Shtuar parashikon nje reformim te plote te tij, fale draftit te ri te hartuar nga Ministria e Financave, ne perputhje me standardet e Bashkimit Europian. Sipas tij, nuk do te ndryshoje tarifa prej 20 per qind qe aplikohet ne vite, por se do te perfshihen brenda detyrimit te pageses se saj, edhe sherbime apo subjekte, te cilat deri dje nuk kane qene ne skemen perkatese. Po ashtu, sipas ligjit te ri perfshihen ne skemen e TVSH-se, mallrat e perdorura, ndersa aktualisht keto mallra jane te perjashtuara nga TVSH-ja. Nder te tjera edhe reklamat e medias se shkruar apo elektronike do te perfshihen ne skemen e TVSH-se me ligjin e ri, duke u tatuar 20 per qind.

Drafti rrit fondin e garancise per shoqerite e sigurimeve

Kompanite e sigurimit duhet te kene nje fond garancie per te siguruar pagesen e demeve te pakten 2.3 milione euro, ndersa per kompanite e sigurimit te jetes vlera e minimale e ketij fondi, duhet te jete 3.5 milione euro. Ky eshte nje percaktim qe behet ne ligjin e ri "Per Sigurimet dhe Risigurimet", i hartuar se fundmi nga ministria e Financave. Duke shtuar nder te tjera se lehtesohet ne te njejten kohe edhe sistemi i llogaritjes se fondit te garancise. Nga ana tjeter, projektligji i ri parashikon gjithashtu edhe rritje te mases se gjobave qe Autoriteti Mbikeqyres mund te vendose ndaj kompanive te sigurimit. Projektligji i propozuar, eshte ne kuadrin e perafrimit te legjislacionit me Bashkimin Europian dhe eshte hartuar ne bashkepunim me eksperte te Bankes Boterore.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›