Deshton ne fund konsensusi per Kodin Penal Rozeta Rapushi
Prishet ne fund, konsensusi mes pozites dhe opozites per ndryshimet ne Kodin Penal. Pas gati tre jave diskutimi dhe votimi te pjeses me te madhe te ndryshimeve ne kete projektligj, qe per t'u miratuar kerkohen 84 vota, palet u percane dje per propozimin me te fundit te Partise Socialiste, qe parashikon denim nga 2 deri ne 10 vite burg, per ata qe falsifikojne te dhenat zyrtare. "Ky komision, me shumice votash, eshte kunder ketij propozimi. Shumica gjykon se kjo qe ju propozoni ka nevoje per trajtim te thelluar dhe profesional te eksperteve te fushes dhe nuk mund te jete pjese e kesaj pakete. Por ju kerkoni te hidhni ne ere te gjithe punen", - u shpreh kryetari i Komisionit te Ligjeve, Ilir Rusmali. Sipas tij, kjo ceshtje mund te jete objekt shqyrtimi ne komisione te tjera, por nuk mund te mbaje pezull miratimin ne teresi te projektligjit. Por propozimi i Rusmalit nuk i pelqeu aspak opozites. "Ne kemi ndjekur nje procedure dhe nuk ka asnje arsye pse ta shmangim ne kete rast kete propozim. E shqyrtojme neser dhe e cojme direkt ne seance plenare, nuk ka probleme apo pengesa. Ne nuk e votojme ne teresi Kodin Penal ndryshe", - reagoi nenkryetari socialist i komisionit, Fatmir Xhafaj. "Nuk e votoni? Atehere kush eshte dakord, shumica miraton ne komision ndryshimet ne Kodin Penal", - u kunderpergjigj Rusmali. Per rrjedhoje, tre jave diskutime me ore te zgjatura, shkuan dem pasi vetem dy dite nga seanca plenare, socialistet nuk votojne ne teresi projektligjin per Kodin Penal. "Ne duam te rregullojme me ligj, te parandalojme te gjithe ata zyrtare qe mbi saktesine, mbi ndershmerine e punonjesve te statistikave, kudo qe jane duan te spekulojne. Duan te spekulojne per interesat politike te dites, ndaj kemi propozuar nje dispozite konkrete, nga e cila nuk terhiqemi", - theksoi Xhafaj. Ne kete dispozite, socialistet theksojne se me ndeshkimin e ashper ne Kodin Penal synohet qe te parandalohet falsifikimi i statistikave qe sipas tyre, demton edhe ekonomine e vendit. "Nese ti thua se Komisioni Europian ka konstatuar se statistikat ne Shqiperi jane te varfra etj., cfare duhet te themi, ne burg statistikat? Po ka qendrime dhe masa te tjera, administrative, organizative, per t'i pasuruar statistikat dhe rritur nivelin e tyre, por jo burg", - reagoi Rusmali. "Epo nese ju thoni, se ne e bejme keshtu, se duam ta bejme keshtu, atehere bejeni cfare te them", - reagoi Xhafaj. Sipas tij, nese do votat, mazhoranca duhet te pranoje me doemos kete propozim te PS-se, pasi eshte i domosdoshem. Madje, Xhafaj e vuri si kusht qe, nese nuk miratohet ky propozim, atehere nuk kane vlere fare as te tjerat, puna qe eshte bere deri me sot. "Perse duhet ky nen me doemos te kondicionoje te gjithe Kodin Penal, punen e jashtezakonshme qe eshte bere dhe qe te gjithe e presin te votohet neser. Kushtezimi i kodit me kete nen eshte i papranueshem", - theksoi Rusmali.