E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Statusi, Rama me plan bllokues ne prag te mbledhjes se BE

Kryeministri tha dje se fushata e PS per te prishur konsensusin, po behet qellimisht, ne kohen qe Brukseli vendos per dhenien ose jo te statusit. Ne nje bashkebisedim me gazetare dhe drejtues mediash, Berisha foli dhe per ikjen e Oketes: Hyri ne PD si brezi i 91 dhe iku si Namik Dokle nga PD. Theksoi se arsyet e largimit te Oketes nuk qendrojne, asnjehere nuk ngriti qofte dhe nje shqetesim ne mbledhje grupit. Partine e re te presidentit aktual nuk e sheh si shqetesuese dhe pohon: Topin s'e voton as vellai i vet, ai me voton mua. Kurse siguroi se Presidenti do zgjidhet sipas kushtetutes, duke kembengulur se PD ka gjithe potencialet per ta zgjedhur nga radhet e saj, por i vendosur te mos jape asnje emer derisa te mbaroje mandati i kreut aktual te shtetit.

MARREVESHJA ME PS

Sot eshte cenuar kompromisi ne komisionin e ligjeve dhe ka gjasa te mos miratohet me konsensus Kodi Penal ne seancen e se enjtes ne parlament. Besoj jeni njohur se ka ndodhur per shkak te disa kerkesave te PS-se per te kriminalizuar disa vepra, perfshi Keshillin e Ministrave apo falsifikimin e shifrave te statistikave zyrtare. Gjate ketyre diteve, ju i keni meshuar faktit se komisioni i reformes zgjedhore dhe i ligjeve kane kriminalizuar shume vepra penale qe lidhen me komisionet e zgjedhjet. Ky kriminalizimin a i sherben klimes politike, kur perpara kemi edhe zgjedhjen e presidentit qe mund te arrihet me nje zgjedhje konsensuale?

Ajo cka mund te permbledh ketu dhe juve mund t'ju vije pak si e vecante eshte: Blloku eshte vetem bllokim, cunat e bllokut nuk kane parim tjeter, pervec bllokimit. Eshte jashtezakonisht interesante lidhja e qendrimit te tyre me bllokun dhe nocionin e eterve te tyre. Le t'i marrim me radhe, se mund te duket cudi. Po punohej fare mire ne reformen elektorale, me seriozitetin e perkushtimin me te madh. Mesa di une, OSBE kontraktoi eksperte te nje reputacioni boteror ne doktrinen elektorale. Por zoti Rama, i cili e verteta eshte se tallet me veten e tij, zgjodhi rrugen e dyte dhe hodhi poshte te paren. Rruga e pare qe i ofrova ishte: shkruaj te gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, dergoi ne Komisionin e Venecias dhe ODIHR dhe ne do t'i votojme ato pa asnje ndryshim dhe asnje kusht, nese nuk e do kete rruge, te ulemi e t'i bejme bashke, por pa diktate. Ketu ka nje tradite 20 vjecare pune e produkti te perbashket ne kete fushe, ku do te kete leshime, kompromise e mospranime. Ky eshte rregulli. Rama nuk e pranoi propozimin e pare, sepse ne te gjithe matematiken, ai del humbes ne 2013-en dhe nese do ta bente vete ligjin, ne 2013 nuk do te kishte me Kastriot [Islami] per te bere kurban dhe te gjithe do t'i thoshin se nuk do te kishte me mundesi te akuzonte 20 mije komisionere si tradhtare apo te korruptuar nga kryeministri. Per t'u shpetuar ketyre te dyjave, zgjodhi rrugen tjeter, e cila per cdo njeri te qyteteruar eshte rruge kompromisi. Zoti Rama doli befas para jush dhe denoncoi bllokimin, edhe pse nuk ju tha edhe nje amendament te vetem te paraqitur nga partia e tij qe ishte hedhur poshte nga ne. Bllokuan reformen! Po ashtu, per muaj te tere, veren e vjeshten e kaluar, kerkonte ndryshime ne rregulloren e parlamentit, te cilat, absolutisht, te pakten per 30 vjet nuk kisha ndermend t'ia pranoja, se ishin marrezira ligjore, marrezira logjike dhe ekstensione te psikologjise se bllokut: bllokimi. Atehere zoti Rama, sic e ka zakon qe i bie murit me koke dhe kur i dhemb shume koka kthehet, doli dhe tha "pranoj te bejme reformen sipas rregullores se Parlamentit Europian". U mblodh komisioni dhe zoti Rama solli aty dy deputete te tij, zotin Bushati dhe nje tjeter, si dhe solli si propozime te gjitha ato qe i kishte bere para marreveshjes, pra, qe kryeministri te mos flase me shume se 10 minuta ne parlament. Ai harron se kryeministri i Shqiperise dhe cdo kryeminister ne nje vend te lire eshte ai qe udheheq ne fushate elektorale, eshte ai qe mban te gjithe pergjegjesine per fitoren dhe per humbjen, eshte ai qe jep llogari periodike, intensive ne parlament, para kombit e qytetareve te vet per problemet. Per kete arsye, Kushtetuta e te gjitha vendeve, i Shqiperise, Gjermanise dhe vendeve te tjera, i njeh te drejten e fjales ne parlament sa here te doje te flase. Ky eshte nje nen standard edhe ne kushtetuten e Shqiperise dhe kete nen e ka vendosur ne Kushtetute paraardhesi im dhe zoti Rama nuk kerkoi ta levizej ky nen, kur ne nderhyme ne Kushtetute, sepse nuk mund te levizej. Zoti Rama e sheh se me pare mund te gjeje nje eskimez ne shkretetire, sesa te behet kryeminister, e sheh se shqiptaret e kane destinuar ate, per te gjitha bllokimet qe ben, per ta mbajtur vetem ne opozite, tani thote ta rrethojme e ta bllokojme me ligj kryeministrin. Por kryeministri i ka te percaktuara ne ligj te gjitha gjerat. Gjithashtu, ai kerkon qe koha prej 60-te minutash, e cili kaloi ne fund te seances dhe u lavderua ne raportet nderkombetare, kerkon ta riktheje serish ne fillim te seances, ne menyre qe ta bllokoje parlamentin. Sikunder kerkon qe dekretet e presidentit te votohen fshehtas, gje qe nuk ekziston ne asnje vend. Dekretet nuk jane kompetence vetem e presidentit te Shqiperise. Ato jane kompetence pothuajse e te gjithe presidenteve. Zoti Rama nuk eshte kurre ne gjendje te gjeje nje parlament te nje vendi qe voton fshehtas dekretet e presidentit. Une e kuptoj, por, nese do qe t'i japesh seriozitetin me maksimal, te behet votim nominal, sic ndodh kjo rendom ne Kongresin Amerikan. Por te kerkosh ta besh te fshehte votimin e dekretit, kete nuk mund ta besh kurre. Cdo propozim tjeter qe behet ne parlament, pervec dekretit, votohet fshehtas. Cfare ndodhi sot? Qe nga fillimi i viteve '800, qe nga koha e Napolon Bonapartit qe eshte edhe themeluesi i kodeve te sotme te botes perendimore e gjer me sot, denimi kolektiv nuk ekziston. Per hir te se vertetes, kete nuk e kane as kodet e Kim Il Jungut, por nuk e kishin as edhe kodet e eterve shpirterore te Edi Rames. Platforma e neobllokut eshte vetem bllokimi. Ata kercejne se perse u thote kryeministri bllokmene te rinj, por cfare t'u them, kur bejne gjithcka per te bllokuar Shqiperine dhe vetem per ta bllokuar?! Perse zgjedhin pikerisht momentet? Sot (teksa BE diskuton per statusin). Zoti Rama doli dhe foli per Serbine, por Shesheli ishte armik i eger i shqiptareve, por nuk bente kurre perpjekje per t'i bllokuar Serbise integrimin. Ai ishte per t'i pjekur shqiptaret ne hell, pasi kjo ishte urrejtja e tille patologjike, por nuk votonte kunder ne parlament ndaj Serbise dhe perspektives se saj. Partia e Sheshelit dhe Sllobodanit jane edhe sot, aty, ne parlament, por nuk votuan kunder asnje reforme, sic ben ky grusht bllokmenesh te rinj qe bllokojne. Cfare ndodhi kete jave ne nje proces qe po ecte, po ecte jo ne menyre te shkelqyer? Krejt papritmas u bllokua ne te gjithe drejtimet. Cfare ndodhi? Sepse kete jave ne Bruksel behen mbledhjet per te vleresuar reformat ne vendet per te aspiruar per integrim dhe vetem kaq. Edi Rama i cili dy vjet rresht provoi se duke bllokuar votimin bllokon statusin po vazhdon te mbetet po ai. Edhe une po te isha ne Bruksel per nje vend ne te cilin opozita nuk i voton reformat absolutisht nuk do votoja per te. Rama, i bllokoi reformat javen qe ne Bruksel do te behet vleresimi per procesin e ecurise se reformave per te gjithe vendet e Ballkanit perendimor dhe raportohet qe reformat ne Shqiperi jane bllokuar. Absolutisht zgjidhje tjeter pervec zgjedhjeve te qershorit te 2013 une personalisht nuk shoh. Keshtu qe shpresa e shqiptareve eshte, shqiptaret e meritonin ne 2010 nuk ua dhane dhe u be e qarte, e meritonin ne 2011 nuk ja u dha po per shkak te mosvotimit te reformave, e meritonim ne 2012 dhe nuk jepet sepse ai nuk voton reformat. Atehere u perket atyre ta zgjidhin ne menyren me te vendosur.

ZHVILLIMET BRENDA PD

Deputeti Gazmend Oketa ka deklaruar se ka qe nga tetori qe nuk i ndjek mbledhjet e Grupit te PD, madje ka hedhur edhe nje lloj akuze qe i ngjajne mbledhjeve te Byrose. Cili eshte qendrimi i kryetarit te partise per kete?

Sic e dini, Kryetari i Partise Demokratike, vetem ne rastet kur nuk ndodhet ne Shqiperi, merr pjese nje here ne jave, ne mbledhjen e grupit parlamentar dhe diskuton ne kete mbledhje probleme te interesit te pergjithshem, te platformes, por edhe probleme te vecanta te zonave te tyre elektorale, ose ceshtje te tjera. Kjo eshte nje konstante e shumices se mbledhjeve, pervecse rasteve, kur ndonje shkak madhor protokollar me detyron ta bej mbledhjen te shkurter. Ne kete kontekst, ju garantoj se si rregull, ne shumicen e mbledhjeve, deputetet ngrene para kryeministrit dhe ministrave te pranishem probleme qe kane te bejne me ceshtje te zgjedhesve te zonave te tyre elektorale, me shqetesime dhe ankesa te tyre. Sikunder, ne keto mbledhje, deputetet ngrene edhe probleme te pergjithshme. Ne memorien time, e cila funksionon, deputeti Oketa, as tani, as ne kohen kur ka qene ne funksione nder me te larta ne qeveri, nuk ka ngritur qofte edhe nje problem te vetem, ne mbledhjet e grupit parlamentar te Partise Demokratike. Te besoj se ish ministri i Mbrojtjes ishte frikacak te ngrinte ceshtje ne mbledhjet e grupit parlamentar, kjo nuk me konvenon me problematiken. Deputeti Oketa ka marre pjese rregullisht ne mbledhje gjer ne shtator apo tetor, sic thote dhe nuk ka ngritur ndonjehere as edhe nje problem, as kur ka qene zevendeskryeminister apo minister apo deputet. Keshtu qe, shkaqet e ketij divorci duhet t'i kerkojme tjeterkund. Investigoni ju gazetaret. Kishte frike ministri i Mbrojtjes apo zevendeskryeministri te ngrinte ceshtje ne mbledhjen e grupit parlamentar?! Ju thate se ai nuk fliste dot ne mbledhjen e grupit, por ne mbledhjen e grupit, ju garantoj flet cdo njeri dhe nuk i eshte kerkuar kujt kurre, as edhe njehere dhe nuk mund te ndodhe t'i kerkohet llogari perse ngre ceshtje ne grupin parlamentar, kur ne grup ngrihen rendom probleme dhe kjo eshte norme konstante. Zoti Oketa nuk ka ngritur qofte edhe nje here te vetme dhe ju garantoj se te gjitha ceshtjet politike jane diskutuar e diskutohen me grupin parlamentar te Partise Demokratike. Une jam i hapur per cdo diskutim. Zoti Oketa zgjodhi nje menyre tjeter. E kemi degjuar ndonjehere kryetrarin e partise te thote pse Oketa beri kete apo ate? Kam vetem kete keqardhje: Oketa hyri ne parti si perfaqesues i nje brezi tjeter, te ri dhe u largua nga PD-ja si nje Namik Dokle. Parlamenti dhe muret e tij kane arkivin dhe memorien, koha stamposet. Ndodhi ne vitin 1991 qe si kurban per Ramiz Aline, Namik Dokle pranoi te marre vetem voten e tij, ndodhi ne vitin qe jemi, qe kurban per Bamir Topin, Gazmend Oketa te marre vetem voten e tij. Kete, Gazmend Oketa nuk duhet t'ia bente vetes.

A keni informacion qe nga grupi i juaj Parlamentare mund te iki edhe ndonje deputet tjerer me Partine qe pritet te drejtohet nga Presidenti Topi pas Korrikut dhe qe pritet te shpallet ne fund te muajit mars? Si i keni bere llogarite qe votat e elektoratit tuaj te mos ndahen me Partine e Zotit Topi parti e cila ka deklaruar qe do jete e qendres se djathte?

Partia qe votoi per Edi Ramen, edhe i vellai i tij ka votuar per ne. Edhe Flamuri ka votuar per mua dhe do votoi per mua cfare problemi mund te kem une. Shko pyete merre ne telefon po nuk te tha qe kam votuar dhe do votoi per Sali Berishen. Eshte vellai i madh i tij. tani kjo i permbledh te gjitha. Kjo e tejkalon grupin dhe te gjitha.

PRESIDENTI I RI

Mos valle emri i ardhshem per presidentin e Republikes po mban peng mbledhjen e forumeve ne PD per perzgjedhjen ne postet drejtuese dhe nese ka ndonje afat se kur mund te mblidhen keto forume?

Asgje nuk ka te vertete. Por a do te ishte e njerezishme qe forumet e PD-se te nxirrnin emrin e presidentit tani, ne nje kohe kur zoti Topi ka edhe disa muaj ne detyre. Nuk eshte ceshtja e qendrimeve ndaj zotit Topi si person, por eshte ceshtja e qendrimeve ndaj presidences si institucion dhe kjo nuk mund te behet. Ne respekt te institucionit te presidences, emri do te dale dhe do te diskutohet atehere kur e percakton Kushtetuta. Kjo nuk do te ndodhe perpara, sepse Kushtetuta e ka te percaktuar afatin se sa ata mund te bashkejetojne, d. m. th periudha e tranzicionit nga momenti i zgjedhjeve deri ne kalimin e pushtetit eshte nje muaj. Dhe kjo eshte qendrim i pandryshueshem.

Ne kushtet kur faktori nderkombetar, ambasadoret ne Tirane, kane intensifikuar deklaratat ne drejtim te mazhorances per zgjedhjen e presidentit konsensual, i konsultuar me te gjitha palet, ju i qendroni deklarates suaj se presidenti do te dale nga radhet e mazhorances, si politikan karriere nga radhet e mazhorances?

Une jam njeri jashtezakonisht vleresues dhe bashkepunues me faktorin nderkombetar. Por, ne ate qe quhet faktor nderkombetar ne kete vend e ne cdo vend, sundimi i ligjit eshte standardi qe bashkon vendet e lira. Ne kete kontekst, ne jemi te hapur te diskutojme me te gjithe faktoret parlamentare, kandidaturat apo kandidaturen per president te republikes, por, ne cdo rrethane, ne mbetemi te vendosur t'i japim vendit nje president ne perputhje me Kushtetuten e Shqiperise. Do te ishte qesharake, jo serioze qe ne te zevendesonim Kushtetuten me forma te tjera te paparashikuara. Periudha, kur ne e zgjidhnim presidentin me 3/5 e votave, mori fund ne vitin 2008, me nje marreveshje per ndryshimin e Kushtetutes se vendit. Arsyetimi i atij ndryshimi eshte jashtezakonisht solid. Relacioni qe shoqeron ate ndryshim fakton se qellimi me madhor eshte te parandalohet nje krize institucionale, eshte parandalimi i futjes se Shqiperise ne nje elektroshok zgjedhor nje vjecar etj. etj. Vendi, nga i cili u mor ky model ishte Kushtetuta greke, nje Kushtetute shume e mire, pervec ketij neni. Ne zgjedhjet e fundit, ky nen u be shkak per zgjedhje te parakohshme ne republiken helenike. Kjo eshte e verteta. Nese e studion me vemendje kete nen, ai bie ne kundershti me frymen e Kushtetutes, e cila percakton sistemin te bazuar ne zgjedhje periodike dhe zgjedhjet periodike jane zgjedhjet qe behen nje here ne 4 a 5 vjet, vec rasteve kur humbet me mocion, ne republikat parlamentare. Ne kete rast, ligjvenesit kane shtuar nje faktor tjeter ekstra qe nderpret zgjedhjet dhe qe nuk ka te beje me funksionalitetin e qeverise, por ka te beje me zgjedhjen e kreut te nje institucioni tjeter. Kushtetuta te ndryshme, ne kete rast, kane ndjekur dy qendrime per te parandaluar nje gje te tille: zgjedhjen e presidentit me 50 per qind plus 1 te votave ne raundet e fundit, sic vendosem ne me zotin Rama ose zgjedhje nga populli, sic e kane disa vende. Qe te dyja keto zgjedhje nuk cenojne parimin e periodicitetit te zgjedhjeve te pergjithshme qe sanksionohet ne afatin kohor 4 a 5 vjecar, sipas kushtetutave te ndryshme. Pra, kemi te bejme me nje pershtatje qe u be ne Kushtetuten e Shqiperise me ate model te zgjedhjes se presidentit, i cili nuk nderhyn ne parimin e zgjedhjeve periodike te pergjithshme ne vend.

Do ta tentoni kompromisin ne tre raundet e para, pasi ne deklaratat e meparshme keni lene te kuptohet se do te jeni nje kandidat i mazhorances?

Do te jete kandidat i mazhorances dhe ne rast se zoti Rama do te jape votat, ne e mirepresim. Sikunder, zoti Rama, ne perputhje me Kushtetuten eshte i lire dhe i ftuar te paraqese kandidatin e tij. Nuk ka asnje pengese, zoti Rama ka te gjithe fuqine, me firmat e deputeteve te tij, te paraqese nje apo dy kandidate, sipas deshires se tij. Ky nuk do te jete nje proces konfrontues, por do te jete kushtetues. A do te jete nga mazhoranca? Une i qendroj asaj qe kam thene ne kryesine e Partise Demokratike. Nuk di ndonjerin qe mund te me thuash se nuk ka kapacitetin per te mos qene president i republikes. Ky eshte vleresimi im. Natyrisht, pastaj vleresimet jane individuale. Por ligji ndiqet.

NDRYSHIME NE QEVERI?

Kur jemi nje vit para zgjedhjeve te vitit 2013, keni ndermend te beni ndryshime ne qeveri nisur edhe nga kerkesat qe keni nga anetare te grupit tuaj parlamentar, qe kerkojne ndryshime ne qeveri, si deputeti Alibeaj, Xhepa?

8 maji ishte prova me e rendesishme per qeverine qe une kryesoj. 8 maji ishte testi mbare popullor, per funksionalitetin e kesaj qeverie. Kundershtari im, per te me ndihmuar mua ne kete drejtim, i shpalli zgjedhjet plebishit antiqeveritar dhe kete nuk ia diktova une, por e zgjodhi vete. Dhe rezultati i 8 majit ishte 142 mije vota me shume per koalicionin qe une drejtoj, sesa koalicioni i zotit Rama. Rezultati ishte gjithashtu fitorja e katerfishte ne bashkine e Tiranes, ne total me 10 909 vota me shume. Une nuk kam alternative tjeter vecse te respektoj verdiktin e qytetareve dhe vleresimin e tyre.

Po nese ju kerkon LSI ndryshime ne qeveri, do t'i beni?

LSI eshte ne qeveri si nje force politike sovrane, e lidhur me nje marreveshje e koalicion dhe une, si kryetar i mazhorances, jam i detyruar ne perputhje me ate marreveshje, te respektoj vullnetin e kesaj force, ne permasat e marreveshjes.

DOSJA E "21 JANARIT"

Si i konsideroni hetimet e deritanishme per ngjarjet e 21 janarit, ne nje kohe qe Prokuroria ka nje akuze publike dhe pretendon se ka fakte konkrete se komandanti i gardes akuzohet per vrasjen e shtetasit Faik Myrtaj?

Persa i perket ketij problemi, lexo gazetat cdo dite, se si Prokuroria shet dosjen dhe demton hetimet. Kjo eshte nje gje jashtezakonisht e rende dhe te garantoj se nuk ndodh kurre ne ndonje vend tjeter, pervecse ne Shqiperi, ku me dosjet dhe materialet behet pazar. I shesin me leke apo i shesin me politike, kete nuk e di. Ajo qe di eshte se cdo dite botohen genjeshtra ose fakte nga dosja e hetimit dhe kjo eshte menyra me e sigurt per te shkaterruar hetimin.

PAGAT DHE PENSIONET

Kur do te behet rritja e pagave dhe pensioneve e parashikuar ne buxhet dhe ne cfare mase. Ne kuader te kesaj, a do te merri nje reforme te thelle pensionesh, nese jemi nje vit para zgjedhjeve?

Rritja e rrogave dhe pensioneve do te behet ne daten 1 korrik, sipas parashikimit. Eshte bere cdo vit ne daten 1 korrik, pervec vitit 2009 qe, per shkak te zgjedhjeve, u detyruam t'i afrojme 2 muaj para, ne menyre qe te mos korrespondonin me ditet e zgjedhjeve dhe heret e tjera jane bere me daten 1 korrik. Rritja do te jete ne masen e parashikuar mbi indeksimin. D. m. th qe te gjitha me shume se sa indeksimi, por jo te gjitha ne te njejten mase, te uletat me shuma, te lartat me pak. Reforma e pensioneve kerkon nje konsensus me te gjere, sepse kjo eshte nje reforme qe behet minimumi per 40 vjet, por mund te shkoje edhe 50 vjet e me shume, nese e vendos ne baza te drejta. Opozita eshte ne linjen e bllokimit. Ajo eshte bere sinonim i bllokimit, per shkak te origjines nga blloku. A duhet qe qeveria te levize pa opoziten ne reformen e pensioneve? Jo, sepse kjo eshte nje trashegimi prej dekadash. Ndaj do te vije viti 2013 dhe shqiptaret do te japin verdiktin perfundimtar ndaj bllokimit, sepse ata qe mund te marrin peng qytetaret e vendit gabojne shume. Pastaj do kete mundesi te shqyrtohet reforma e pensioneve. Ajo eshte e gatshme dhe pret ne sirtar dhe e kemi bere me ekspertet me te mire ne bote, te Bankes Boterore, absolutisht, ekspertet me te mire. Por opozita nuk do.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›