Bashkimi Europian ka humbur kerbacin
Strategjia kryesore e Bashkimit Europian konsiston ne te ashtuquajturen karote dhe shkop carrot and stick qe nenkupton nje kombinim te shperblimeve me ndeshkimet. Me mire ne shqip do i shkonte shprehja frazeologjike o me kulac o me kerbac. Kjo lloj politike ka sherbyer me goxha sukses ne perhapjen e demokracise dhe lirise ne boten lindore dhe ne stimulimin e reformave perparimtare qe siguruan integrimin ne BE te shume ish-diktaturave qofshin keto te Europes Jugore e qofshin te ish-Bllokut Lindor.
Mirepo eshte duke u vene re qe BE-ja po e perdor gjithnje e me rralle kerbacin shkopin dhe po perqendrohet vetem te kulaci karotat. Rasti me tipik eshte ai i hapjes se dyerve ndaj Serbise per anetaresim ne Bashkimin Europian si shperblim per modifikimin e rezolutes qe serbet ndermoren ne OKB. Serbia kercenoi me nje rezolute rezolute qe gjithsesi nuk do mund te aprovohej dot BE-ja ofron kulac qe kjo rezolute te terhiqet duke shperblyer edhe njehere politiken agresive dhe shantazhuese te Beogradit. Pra jep mesazhin e qarte qe per te perfituar nga BE-ja duhet te kercenosh me trazira duke inkurajuar Beogradin qe ta mbaje Kosoven ne tension nepermjet strukturave paralele. Kuptohet qe kete prirje te gabuar te politikes se jashtme te BE-se Serbia e ka perdorur me inteligjence dhe ia doli qe disfaten diplomatike qe pati me Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise ta mbuloje menjehere me kete arritje.
Me kete veprim BE-ja me rolin e rendesishem qe ka ne Kosove ka per ta pesuar si bumerang. Qe misioni i EULEX-it te fitoje legjitimitetin e popullsise e te kete sukses ne Kosove duhet te shtrihet edhe ne veri ku e pengojne strukturat paralele te Beogradit. Ne vend qe ta perdorte kulacin e shperblimit me pershpejtim integrimi apo ate te heqjes se vizave per te nxitur serbet te hiqnin dore nga strukturat paralele e harxhuan per rezoluten.
Mungesa e iniciatives apo agresivitetit te politikes se jashtme e kombinuar me mungese largpamesie i qendron si hije diplomacise evropiane duke kujtuar episode si marreveshja e Mynihut qe i la Hitlerit Sudetet apo mefshtesia e nderhyrjeve diplomatike ne ish-Jugosllavi gjate fillimit te viteve 90 qe i la dore te lire Milloshevicit te bente kerdine me civile. Nje rast i ngjashem u pa me Maqedonine qe mori Marreveshjen e Stabilizimit dhe Asociimit ne te njejtin vit kur ishte edhe lufta civile. Bashkimi Europian i ka ofruar qindra miliona euro Egjiptit nderkohe qe ky vend ngelet autoritar dhe nuk ben asnje perpjekje per tu demokratizuar ose liberalizuar. Po ashtu dy vjet me pare hoqi dore nga sanksionet ndaj Kubes me shpresen qe Rauli do te lironte daren e pushtetit totalitar dhe do te lironte disidentet e niste dialogun me Perendimin. Mirepo asnje ndryshim nuk erdhi pas kulacit te BE-se.
Kesilloj veprimesh jo vetem qe nuk u sherbejne interesave afatgjate te BE-se dhe ulin kredibilitetin e BE-se ne rajonin ballkanik por edhe dekurajojne forcat perparimtare liberale-demokratike ne vendet e ndryshme te Ballkanit qe shohin te BE-ja aleatin kryesor per te shtyre perpara konsolidimin e demokracise dhe institucioneve. Nuk po vihet re asnje penalitet per qeveritaret ballkanas lidhur me korrupsionin krimin e organizuar trafikun dhe cenimin e proceseve zgjedhore nderkohe qe raportet zyrtare te BE-se i identifikojne keto probleme si thelbesore. Kerbaci ndaj lidereve me tendenca tipike autoritare ne mbare Ballkanin Perendimor eshte shume me efikas sesa vonesa me kulacin. Ne fakt vonesa ne realizimin e arritjeve ne procesin e integrimit mund te maskohet apo relativizohet lehte mirepo penaliteti nuk fshihet dot.
Nje nder zhgenjimet me tipike vjen per shembull te forcat opozitare dhe shoqeria civile e pavarur e Maqedonise dhe Malit te Zi te cilet shohin qe respektivisht Gruevski dhe Gjukanovic jo vetem qe nuk jane duke marre kritika apo pesuar penalitete por kane arsye per te pretenduar se e kane cuar vendin perpara drejt Bashkimit Europian. Ne fakt keto perparime thjesht kane dhene certifikaten e legjitimitetit te Brukselit ndaj ketyre lidereve duke bere qe qendrestaret liberale ndaj kastave autoritare te Ballkanit te ndihen shpesh te braktisur e te izoluar dhe te humbasin mbeshtetjen ne syte e publikut per te cilin mesazhet e Brukselit jane padyshim shume te rendesishme. Bejne cudi qe BE-ja e ka perdorur kerbacin ne raste te Europes Qendrore si me Mecarin apo Haiderin nderkohe qe nuk po e perdor ne Ballkan ku gjendja eshte me e rende. Per rrjedhoje anembane neper Ballkanin Perendimor po shihet nje prirje dobesimi margjinalizimi apo arratisje te personaliteteve te pavarura te shoqerise civile apo te aktoreve liberale e perparimtare ne keto shoqeri. Madje si pasoje e situates se zymte nje pjese e ketyre te fundit madje kane vendosur ti dorezohen realitetit e te kooptohen e te behen pjese e sistemit e duke nxire akoma me tej rete e zeza qe i vertiten kesaj pjese te Europes.