E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: Bashkëpunim me biznesin në 2 vitet e ardhshme

Parlamenti do të bashkëpunojë më tepër me biznesin në dy vitet e ardhshme. Kryeparlamentarja Jozefina Topalli e ftuar në një mëngjes pune me krerë të Dhomës Amerikane të Tregëtisë dhe përfaqësues të biznesit shqiptar theksoi se partneriteti mes institucioneve publike dhe sektorit privat çon në avancimin e mëtejshëm të biznesit, të ekonomisë, të inovacionit, në të mirë të qytetarëve.

Ndërkohë që krerët e Dhomës Amerikane të Tregtisë dhe përfaqësues të biznesit shqiptar e vlerësuan maksimalisht mbështetjen e dhënë prej kryeparlamentares. Më pas biseda vijoi me diskutime mbi ide e projekte konkrete bashkëpunimi për vijimin e dialogut për nxitjen dhe konsolidimin e partneritetit parlament-biznes.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›