Topalli takim me DHTA bisede per biznesin
Aplikimi i procedurave të rregullta tatimore, zbatimi i ligjit si dhe krijimi i lehtësirave për bizneset ishin në qendër të bisedës që anëtarët e Dhomës Amerikane të Tregtisë zhvilluan me kryeparlamentaren. E ftuar në një mëngjes pune, Jozefina Topalli është përballur me një sërë kërkesash si nga anatëarët e Dhomës ashtu dhe nga kryesia.
Shumë prej tyre kërkuan që të bëhen pjesë e proceseve gjatë hartimit të ligjeve që kanë lidhje me bizneset. Po kështu, cështjet fiskale dhe transparenca në sistemin tatimor janë prezantuar si probleme që pengojnë investimet. Bizneset kërkuan që administrimi i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar si dhe ccmimet referencë në dogana të trajtohen me kujdes nga punonjsit e administeratës.
Një pjesë kryesore të bisedës me Jozefina Topallin e zuri dhe problematika me taksat vendore dhe informaliteti që i bëhet bizneseve të vogla në shumë qytete. Për të gjitha këto shqetësime, kryepalramentarja ka bërë me dije se do tu kërkojë institucioneve përkatëse që t`i trahjtojnë me kujdes. Vec kësaj, zonja Topalli tha se do të lehtësojë promovimin e investimeve dhe bizneseve shqiptare në tregjet rajonale.
Florian Papadhimitri