Biznesi francez, interes për energjinë në Shqipëri
24/02/2010 Ministri Prifti takon Sekretaren e Shtetit të Francës për Tregtinë e Jashtme
Koncesionet, infrastruktura dhe zhvillimi i industrisë janë më interesante
Biznesi francez do të rrisë pjesëmarrjen në Shqipëri nëpërmjet investimeve direkte, koncesioneve dhe zhvillimit të industrisë. Ky ka qenë në thelb premtimi që bëri dje, Sekretarja e Shtetit të Francës për Tregtinë e Jashtme, znj. Anne Marie Idrac gjatë takimit me Ministrin e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti. Në këtë takim, dy zyrtarët diskutuan për bashkëpunimin në të ardhmen në të gjithë sektorët kyç të ekonomisë. Zonja Idrac theksoi rëndësinë që i kushton Franca dinamikës evropiane të Shqipërisë dhe shprehu mbështetjen e saj për rritjen e pranisë franceze në Shqipëri. Sekretarja franceze e shtetit mori përsipër të nxisë organizimin e forumeve dhe seminareve për të njohur investitorët francezë me mundësitë që ofron Shqipëria për të bërë biznes. Ndërkaq, duke folur për bashkëpunimin ekonomik me Francën, ministri i METE-s, Prifti tha se në një të ardhme të afërt do të rrisim marrëdhëniet midis Francës dhe Shqipërisë shumë më shumë, sepse mundësitë janë tepër të mëdha. Ai njohu zyrtaren franceze për resurset që ofron Shqipëria për të investuar në sektorin energjetik, më konkretisht në energjinë e rinovueshme, duke i bërë një ftesë të qartë sipërmarrësve franceze, nëpërmjet zyrtares së shtetit francez, që të shfrytëzojnë këto mundësi. Mundësitë e mëdha që ofron Shqipëria në sektorin energjetik e bëjnë atë një vend tërheqës për investitorët e huaj. Gjithashtu Ministri u shpreh se marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare me Francën mbeten akoma në nivele të limituara referuar mundësive potenciale të bashkëpunimit ekonomik bilateral. Siç dihet, Franca ka mbështetur Shqipërinë në procesin e integrimit në strukturat e BE-së dhe NATO-s. Shqipëria numëron katër marrëveshje bilaterale të lidhura me Francën në fushën ekonomike. Në sektorin elektro-energjetik, bashkëpunimi me kompanitë franceze në këtë fushë është disavjeçar. Kompania franceze ALSTOM Francë është kontraktore në projektin e rehabilitimit të HEC-ve në kaskadën e Drinit. Kompania franceze Schneider ka qenë kontraktore në projektin e rehabilitimit të Sistemit të Transmetimit dhe Shpërndarjes i financuar nga institucionet financiare ndërkombëtare. Kompania EDF ka qenë pjesëmarrëse në shërbimet e konsulencës. Në këtë takim, u ra dakord që në të ardhmen të synohet zgjerimi i bashkëpunimit dypalësh. Ministria franceze, Idrac, premtoi se do të bëjë maksimumin për të nxitur pjesëmarrjen e kompanive franceze nëpërmjet investimeve direkte, apo pjesëmarrjen në koncesione si edhe në drejtim të zhvillimit të industrisë duke shfrytëzuar lëndët e para të vendit dhe potencialin e infrastrukturës ekzistuese. Sekretarja e Shtetit të Francës për Tregtinë e Jashtme, znj. Anne Marie Idrac, ka qenë e shoqëruar gjatë vizitës në Shqipëri me disa sipërmarrës francezë të interesuar për të investuar në vendin tonë. Marrëveshja
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare dhe Compagnie Nationale Du Rhone s.a. nënshkruan dje një Memorandum Mirëkuptimi për sektorin e energjetikës. Nëpërmjet këtij memorandumi, palët synojnë të përmirësojnë sigurinë hidrike të lumit Drin në Shqipëri, ashtu si edhe të optimizojnë resurset e tij energjetike. Sipas kësaj marrëveshjeje, do të mund të vlerësohen qartë kapacitet hidrike të këtij lumi dhe shfrytëzimi i plotë i tij.
Tregtia
Nëse i referohemi shifrave, në eksportet drejt Francës dominojnë eksporti i bitumit, xeherore kromi, artikuj veshje të prodhuar me nënkontraktim (fason) etj, ndërkohë që në importet dominojnë mjetet e transportit, pajisje elektronike, medikamente, artikuj kozmetike. Sipas të dhënave, shkëmbimet tregtare me Francën janë rritur në raport me vitin 2008, megjithatë vazhdojnë të mbeten në nivele të ulëta.