"Biznesi gjerman, te investoje"
Kryeministri Berisha zhvilloi dje ne Essen te Gjermanise, nje takim me nje grup investitoresh te fuqishem te kesaj zone te rendesishme per ekonomine gjermane, te organizuar nga Komisioni i Ekonomise se Gjermanise per Lindjen. Gjate fjales se tij, kryeministri Berisha, deklaroi se Shqiperia ofron potenciale te medha turistike, per shkak te 400 km, pjese qe laget nga bregdeti. Ne kete kontekst kryeministri theksoi se vitin qe kaloi, Shqiperine e vizituan mbi 2 milione e 700 mije turiste dhe nuk u shenua asnje incident. Tashme, u shpreh kryeministri, Shqiperia ka hyre dhe do te hyje ne treg si nje vend turistik me kosto te ulet, ku turistet do te gjejne jo vetem kushte e siguri, por edhe mikpritjen e shqiptareve. Po keshtu, kryeministri theksoi se nje fushe tjeter qe ofron mundesi te medha investimi eshte prodhimi i energjise, ku ekzistojne kapacitetet per ndertimin e mbi 400 HEC-eve dhe TEC-eve te dimensioneve te ndryshme. Kryeministri deklaroi se qeveria po merrte masa, per te pritur sa me shume investitore ne vend. Gjate fjales se tij, Berisha foli per mediat, duke shtruar se liria e medias ka nje rendesi te vecante per qeverine e tij. "Ne rast se do te veshtrosh mediat ne Shqiperi, vihet re se nje pjese e atyre jane akoma me militante se militantet e partive, por kjo eshte 100 here me mire se sa te mos ishin media te lira", deklaroi Berisha. Ne kete takim, merrnin pjese drejtues dhe perfaqesues te kompanive te medha te autotransporteve, infrastruktures, industrise agro-ushqimore, industrise se perpunimit te mineraleve, industrise metalurgjike, si dhe perfaqesues te kompanive me te medha te organeve te medias.
Analiza/ Kreu i Prokurorise se Tiranes, Gent Xholi theksoi dje se 920 ceshtje jane pushuar per mungese provash
Analiza/ Kreu i Prokurorise se Tiranes, Gent Xholi theksoi dje se 920 ceshtje jane pushuar per mungese provash