E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lideri i LSI: Prej kohesh propozim yne per kartat

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, ka riperseritur kerkesen e adresuar ndaj kryeministrit Berisha, per te zhvilluar debatin ne Kuvend, lidhur me efektet aktuale te kesaj krize ne ekonomine shqiptare. "Po keshtu edhe miratimi i Planit Kombetar per te perballuar kete krize, pasi kjo eshte shume e rendesishme per t'u dhene garanci edhe psikologjike biznesit, investitoreve si dhe konsumatoreve shqiptare, ku kuptohet qe edhe ethet e fushates elektorale, mund te kene ndikimet e tyre perkeqesuese", drejtoi thirrjen Meta pas takimit qe lideri i LSI zhvilloi me eurodeputeten, Doris Pack. Gjithashtu ai preku ceshtjen e shume perfolur te kartave te identitetit, duke theksuar se LSI-ja, ka kerkuar prej muajsh shperndarjen falas te kartave per shtresat ne nevoje. "Pas takimeve qe kemi zhvilluar edhe me ODIHR, presim edhe nje mendim apo sugjerim te tyre, lidhur me ceshtjen e kartave te identitetit dhe pavaresisht nga kjo une mendoj, se ne duhet te kerkojme nga te gjithe qytetaret shqiptare, qe te angazhohen per te aplikuar ne kohe dhe per t'u pajisur me karta identiteti sa me shpejte", theksoi kryetari i LSI, Meta.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›