"Meta eshte bashkuar me Berishen"
PUKE- Meta eshte bashkuar me Berishen, gje qe eshte kunder vijes tone politike. Kjo eshte deklarata e disa prej drejtuesve te Levizjes Socialiste per Integrim ne Puke, te cilet njoftuan keshtu arsyen e largimit te tyre nga kjo parti. Ata kane dhene doreheqje te parevokueshme prej LSI, duke e argumentuar kete me faktin se Ilir Meta nuk ndjek me vijen politike per te cilen eshte krijuar partia e tyre. Sipas ish-anetareve tashme e ardhmja e tyre do te jete me Partine Socialiste. Nente prej emrave me te degjuar te LSI ne Puke, i kane dhene fund anetaresimit te tyre ne LSI ne menyre demonstrative. "Ndryshimi i madh qe i duhet Shqiperise po pengohet nga Ilir Meta, i cili per interesa personale po i sherben Berishes", deklaroi pas largimit nenkryetarja e LSI-se, Naxhije Brahja.