Vetem dy kandidate pritet te dalin per votim
Gara me e ashper per zgjedhjen e kryetareve te degeve te Partise Demokratike, pritet te jete ne Tirane. Kjo per shkak se kryeqyteti konsiderohet edhe si qendra me e madhe ne vend, po keshtu gara e kandidaturave eshte me e forte se ne cdo rreth tjeter te vendit. Po me te veshtire kete gare, do ta beje edhe fakti se do te jete kryesia e Partise Demokratike ajo qe do te percaktoje vetem dy emra, duke i dhene mundesine vetem dy kandidaturave te hyjne ne gare reale, per te drejtuar degen me te madhe te Partise Demokratike, sic eshte ajo e kryeqytetit. Po nuk dihet nese kjo procedure do te sjelle debate mes kandidaturave te shpallura aktualisht. Por burimet, prane PD-se bejne te ditur se kjo procedure eshte perdorur edhe ne zgjedhjet e kaluara brenda partise dhe nisur nga ky fakt, nuk ka asnje arsye perse te ndryshohet ne zgjedhjet e kesaj radhe. Muaji i ardhshem do te jete edhe muaji vendimtare, i cili do te tregoje edhe procedurat qe do te ndiqen nga PD per zgjedhjen e kryetareve te degeve.