E Diel, 1 Nëntor 2026

Biznesi hap llogari bankare për familjet e përmbytura

12/01/2010  Takimi i posaçëm
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka mbledhur dje në një takim përfaqësues të bizneseve anëtare të saj. Kryetari i kësaj Dhome Nikolin Jaka kërkoi angazhimin e të gjithë përfaqësuesve të bizneseve, anëtare ose jo anëtare që të kontribuojnë në këtë llogari me fonde që do të shkojnë në ndihmë të familjeve shtëpitë e të cilëve janë përmbytur nga reshjet e ditëve të fundit. “Jam i sigurt që ky moment do të kapërcehet dhe ne duhet të jemi bashkë të gjithë në këtë proces kapërcimi. Ne për mbledhjen e këtyre kontributeve që do të jepen nga biznesi kemi të hapur numrin e llogarisë nr. 401200231 pranë BKT-së në euro”, - u shpreh ai duke gjetur rastin të falënderojë kompanitë anëtare të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë që tashmë e kanë deklaruar ndihmën e tyre. Lidhur me këtë fatkeqësi natyrore Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë nisi pak ditë më parë një fushatë sensibilizuese për të ndihmuar familjet në zonat e përmbytura në veri të vendit. Në këtë aktivitet përfaqësuesit e bizneseve anëtare u njohën me detajet për mënyrën se si do të jepet ndihma financiare për këto familje, por edhe në çfarë elementesh do të fokusohet ajo. Kësaj nisme i janë bashkuar gjatë ditëve të fundit shumë përfaqësues të bizneseve më të mëdha në vend, si kompanitë celulare Vodafone, AMC dhe Eagle Mobile.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›