Zjarr ne godinen e studenteve, ska te lenduar
TIRANE- Flakët kanë përfshirë sot në mengjes një prej dhomave të konviktit të studentëve të Inxhinierisë së Ndertimit ne rrugen “21 dhjetori”ne Tirane. Zjarri i cili ra ne oren 06.17 te mengjesit te sotem perfshiu nje prej dhomave ne katin e dyte te godines se vajzave. Nderhyrja ne kohe e zjarrfikeseve shmangu perhapjen e gjere te flakeve dhe si rezultat zjarri u vu menjehere ne kontroll. Nga flaket eshte djegur nje batanije dhe nje krevat,por gjithe situata eshte shoqeruar me panik mes studenteve. Mesohet se ne momentin e rënies së zjarrit ka patur studente ne dhome te cilat janë larguan menjehere nga dhoma.Shuarjen e menjehershme te flakeve e ndihmoi edhe fakti se shume prane kesaj godine ndodhet njesia e sherbimit zjarrfikes te kryeqytetit.Asnje studente nuk ka pesuar lendime nga flaket. Mesohet se shkaku i renies se zjarrit ishte nje furnele e lene ndezur ne dhome.(s.g/BalkanWeb)