E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biznesi i Kosoves dhe Shqiperise, ndihma ne Shkoder

Biznesi i Kosoves i bashkohet biznesit te Tiranes ne dhenien e ndihmave per banoret e zonave te permbytura ne veri te vendit. Kryetari i Odes Ekonomike te Kosoves, Besim Beqaj vjen ne Shqiperi me nje grup biznesi per te dhene kontributin e tyre financiar.
Thirrjes se Dhomes se Tregtise dhe industrise Tirane per tu solidarizuar ne dhenien e ndihmave per zonat e permbytura biznesi i ka dhene pergjigje pozitive. Keshtu sot kompanite private te kryesuara nga Kryetari i Dhomes se Tregtise Nikolin Jaka kane nisur dje drejt Shkodres ndihmat e para konkrete ne nevojat me emergjente. Ne drejtim te Shkodres eshte nisur kamioni i pare me karburant nga Kastrati. Kompania Miell SHPK me perfaqesues Roland Hysa ka nisur nje kamion me miell. Agna Group me perfaqesues Vasil Naci ka vene ne dispozicion shumen 2.5 milion leke te reja qe do te shkojne ne vleren e produkteve te kesaj kompania, kryesisht ne uje te pijshem. Po keshtu Ferlut ka derguar per zonat e permbytura kamione me qumesht. Ndihma keto qe po shtohen ne cdo moment dhe nga biznese te tjera. Pjese e rendesishme e takimit me shtabin e emergjencave civile ishin perfaqesuesit e biznesit te Kosoves te cilet kane ardhur sot ne Shqiperi per tu solidarizuar dhe per te dhene ndihmen e tyre konkrete. Ne emer te ketij biznesi, kryetari i Odes Ekonomike te Kosoves, Besim Beqaj i cili shoqerohej dhe nga dhjete sipermarres kosovare, deklaroi kontributin e tyre ne vlere 120 mije euro.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›