E Shtunë, 31 Tetor 2026

Neykov: Menaxhim me profesionalizem i situates

Drejtori i Komunitetit per energjine te Europes Juglindore pergezon ministrin e Ekonomise per menaxhimin me profesionalizem te situates ne zonat e permbytura dhe thote se Prifti dhe qeveria "kane bere nje pune te shkelqyer per te mbajtur situaten nen kontroll". Pohimi i drejtorit te "Energy Community", Slavtcho Neykov u be nepermjet nje letre, ne emer te sekretariatit te ketij komuniteti per energjine ne Europen Juglindore, derguar dje Ministrit te Ekonomise dhe Energjetikes, Dritan Prifti. Ne leter shprehen konsiderata per Priftin dhe per institucionin qe ai drejton per menaxhimin efektiv te situates kritike te krijuar ne vend nga permbytjet ne pjesen veriore te vendit.
"Shirat dhe debora e vitit te fundit kane shkaktuar prurje shume te medha duke krijuar nje gjendje te emergjences civile, dhe per kete vleresohet nderhyrja teper profesionale e qeverise per shkarkimin e ujerave per te siguruar nje ekuiliber te sigurt per te ardhmen, duke iu larguar nje rreziku me te madh", - shkruan Slavtcho Neykov.
Ai shpreh sigurine e tij se qeveria shqiptare do te marre te gjitha masat e tjera te nevojshme ne interes te popullit shqiptar dhe se monitorimi kaq i mirefillte dhe i vazhdueshem ka siguruar kujdesin ndaj jetes se njerezve dhe ka ndaluar rrezikshmeri te tjera me te medha.
Gjithashtu Slavtcho Neykov shpreh keqardhjen e tij per ato 10.000 hektare dhe me shume se 2.400 shtepi te permbytura dhe rreth 5.000 njerez qe jane evakuuar nga shtepite e tyre duke vleresuar besimin e tij se situata eshte nen kontroll te mirefillte dhe profesional.
Nderkohe ne nje komunikim telefonik qe ministri i Energjetikes, Dritan Prifti ka pasur dje ne mengjes me autoritetet maqedonase, eshte njoftuar se shkarkimet nga portat e Drinit te Zi, arriten dje ne 100 meter kub uje per sekonde. Prifti tha dje per mediat,se, hapja e portave nga Maqedonia nuk do krijonte probleme. "Kemi kontaktuar me palen maqedonase dhe kemi mesuar se shkarkimet me 100 meter kub ne sekonde nuk do na demtojne", u shpreh Prifti rreth kesaj situate te krijuar mes dy vendeve pas permbytjeve qe po ndodhin prej ditesh ne Shkoder si pasoje e hapjes se portave te shkarkimit ne HEC-e, si pasoje e tejngopjes se liqeneve nga shirat e shumte te rene ditet e fundit. Drejtuesit e sistemit energjetik te Maqedonise kane vendosur te shkarkojne uje nga liqeni i Ohrit per shkak te rritjes se nivelit, por kjo nuk do te kete efekte ne token shqiptare. Sipas ministrit te Energjetikes, Dritan Prifti, sasi e ujit qe do te shkarkohen nga pala maqedonase jane te paperfillshme krahasuar me kapacitetet aktuale te baseneve ne Shqiperi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›