E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hidrologet maqedonas: Derdhjet ne Drin, minimale

Niveli i Liqenit te Ohrit ne Maqedoni eshte ne kuotat maksimale. Edhe ketu, hidrologet shprehen per shkarkim te ujerave ne Drin qe te mos kete rritje te madhe ne Liqenin e Ohrit. Hidrologu maqedonas, Josif Milevski shprehet dje per mediat se "Niveli i ujit vazhdon te jete ne ate kuote maksimale, nderkohe qe derdhjet jane minimale. Mbase do te duhet te kete me shume derdhje qe mos te kete rritje me te madhe", sqaron Milevski.
Per momentin, derdhjet ne lumin Drin nga Ohri jane minimale. Pergjate lumit Drin i Zi ne territorin e Maqedonise ka hidrocentrale, cka ben qe uji te kontrollohet edhe per nevojat e prodhimit te energjise elektrike. Megjithate ekspertet thone se moti i lige dhe i ndryshueshem kesaj here mund te jete perparesi. Hidrologu Josif Milevsk thekson me pas se "Per fat keto dite, parashikohen reshje te pakta, edhe nese ka reshje do te jete debore. Ky parashikim eshte per ditet ne vijim. Kjo gje ka sjelle qetesimin e prurjeve te ujerave, dhe nese mbahet kjo tendence do te jete mire. Maqedonia per momentin eshte anashkaluar nga reshjet e medha, sic i shohim ne vendet fqinje", tha Josif Milevski, hidrolog prane Entit Meteorologjik. Autoritetet ne Shkup thone se, jane ne komunikim te vazhdueshem me ata ne Shqiperi per te koordinuar situatat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›