Permbytjet, Rama shtyn festen e PS
Denis Dedej
Partia Socialiste shtyn festen e brezave qe ishte parashikuar te zhvillohej me 15 janar, nje ceremoni per festimin e anetaresimit ne Partine Socialiste Evropiane. Situata ne Veri te vendit, ka detyruar socialistet qe te shtyjne angazhimet e tyre festive per nje date te me vonshme. Burime nga selia roze bejne te ditur per gazeten "Koha Jone", se festa eshte shtyre per shkak te permbytjeve dhe si pasoje e demtimeve te shumta ne Shkoder. Te njejtat burime saktesojne se percaktimi i dates per zhvillimin e festes, do te behet ne momentin kur situata ne vend te qetesohet dhe te kalohet periudha e rrezikut, ne zonat e permbytura. Ne muajin e fundit te vitit te kaluar ka pasur nje feste me permasa te vogla per kete anetaresim, ku kryetari i selise roze, Edi Rama, festoi sebashku me grupin parlamentar socialist. Por festa qe parashikohet per kete anetaresim, do te jete me permasa me te medha. Data qe kerkohej te shfrytezohej, 15 janari, perkon me ditelindjen e Forumit Rinor Socialist te Shqiperise. Ne kete festim, ndryshe nga heret e tjera qe deri pak kohe me pare thuajse ishte lene "pas dore", do te ngelej nje dite e shenuar per socialistet. Situata ne Veri te vendit ka sjelle dhe ndryshimin e axhendes per veprimtarine politike te selise roze. Keshtu, pak kohe me pare eshte marre edhe vendimi per ndalimin e protestave per hapjen e kutive te zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit, deri ne qetesimin e situates ne zonat e permbytura. Zyrtare te opozites ne prononcimet e tyre per mediat, bene te ditur se protestat nuk do te ndalen, por ne situaten aktuale ne te cilen ndodhet vendi nuk mund te zhvillohen. Rrjedhimisht, sic thane vete ata, do te pritet normalizimi i situates dhe me pas do t'i rikthehen protestave ne te gjithe Shqiperine. Ne festimin e parashikuar per anetaresimin ne Partine Socialiste Evropiane, pritet te jene te pranishem kryetare te partive simotra te socialisteve ne Evrope, bashkepunetore te ngushte te Partise Socialiste dhe ku s'mund te mungojne perfaqesues te larte te Partise Socialiste Evropiane. Gjithashtu, ne kete feste do te jene te pranishem te gjithe zyrtaret e larte te selise roze, te cilet kane qene pjese e strukturave drejtuese ne vite te ndryshme te jetes politike te kesaj partie. Ndersa, prania e liderit historik te selise roze, Fatos Nano, ende nuk eshte verifikuar, por gjithsesi nje gje e tille nuk eshte perjashtuar. Vete kryesocialisti, Edi Rama, ne daljen e tij te pare publike pas kthimit nga Kongresi i PSE ne Prage, ne fillim te muajit te kaluar, deklaroi se socialisteve u takon te festojne ne nje feste brezash, qe do te zhvillohet ditet e para te ketij viti. "Kemi mberritur ne nje stacion me rendesi strategjike per te nesermen, jemi integruar ne nje realitet te ri evropian dhe na takon te festojme, me te gjithe ata qe e sollen Partine Socialiste te Shqiperise deri ketu, ne nje feste brezash, qe do ta bejme ne ditet e para te vitit te ardhshem, me pranine e gezueshme simbolike ketu ne Tirane, te miqve te vjeter e partnereve te rinj te Partise Socialiste Evropiane", u shpreh gjate fjales se tij, Edi Rama.